Home / Bota / Hapet linja e re për në Moskë e trenit të mallrave Kinë-Evropë

Hapet linja e re për në Moskë e trenit të mallrave Kinë-Evropë

Qyteti Yiwu, që ndodhet në provincën kineze Zhejiang dhe është tregu kryesor në botë për mallrat e vogla, ka hapur një linjë të re të trenit të mallrave për në Moskë.

Treni parashikohet të arrijë në Moskë për rreth 12 ditë.

Shërbimi i trenave Kinë-Evropë është zhvilluar me sukses në Yiwu, që kur filloi për herë të parë në vitin 2014.

Mallra me vlerë mbi 600 milionë juanë u eksportuan nëpërmjet Portit Hekurudhor të Yiwu-së vjet, 61 për qind më shumë se gjatë vitit 2017.

Trenat e mallrave Kinë-Evropë që nisen nga Yiwu, kanë bërë 348 udhëtime në dhjetë muajt e parë të këtij viti, dhe numri i përgjithshëm pritet të arrijë 500 deri në fund të vitit.

Lini një Përgjigje

Këtë e pëlqejnë %d blogues: