Ekonomia

KE, 12 milionë euro për shëtitoren e Vlorës

Komisioni Europian konfirmon se do të bashkëfinancojë me 12 milionë euro për fazën e parë të projektit për vijën bregdetare të Vlorës.

vloreZëdhënësi Peter Stano shpjegoi për Top Channel se ‘ky financim është pjesë e programit të qeverisë shqiptare për rrugët rurale, ku Komisioni Europian bashkëfinancon prej disa vitesh segmente të ndryshme të rrugëve të përzgjedhura.”
Sipas tij, Fondi është pjesë e Instrumentit të Para-Anëtarësimit për vitin 2013 dhe ka për qëllim përmirësimin e kushteve të jetesës për banorët dhe përkrah zhvillimin ekonomik.
Burime pranë Komisionit rrëfejnë se “kërkesa për projektin e Ujit të Ftohtë u miratua pasi plotësohen kriteret sipas analizës mbi matjen e trafikut, popullsisë, rëndësisë së tij për qarkun e Vlorës, dhe përbën një prioritet për qeverinë shqipëtare”, siç konfirmoi në Twitter kryeministri Rama.

Faza e parë e projektit ka një kosto prej 15 milionë euro në tërësi dhe përfshin ndërtimin e rrugës dhe shëtitores nga Skela deri në Tunelin e Vlorës. Mësohet se fondi IPA për komponentin e rrugëve do të plotësojë dy projekte të mëdha të financuara nga Institucionet Financiare Ndërkombëtare dhe zbatohet nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit. 11,3 milionë euro parashikohen për ndërtimin ose rehabilitimin e rrugëve dytësore të përzgjedhura, ndërsa pjesa tjetër prej 700 mijë euro do të mbulojë shërbimet e mbikëqyrjes.
Programi IPA 2013 për Shqipërinë përfshin 22 milionë euro gjithsej në këtë projekt, ku 12 milionë euro parashikohen për përmirësimin e rrugëve, ndërsa 10 milionë euro pritet të investohen në sistemet e furnizimit me ujë.

Nderkohe kryeministri Edi Rama nëpërmjet një postimi në rrjetin social shkruan se Komisioni Evropian jep miratimin e pjesëmarrjes për financimin e vijës bregdetare të qytetit të Vlorës. “Lajm i mire: Komisioni Europian jep miratimin përfundimtar të pjesëmarrjes në financimin e projektit të Vijës Bregdetare të qytetit të Vlorës”, shkruan kryeministri Rama. Duke pasuar me një postim tjetër, ai shton se “Me financimin e qeverisë do të sigurohen sipas projektit të Vijës Bregdetare Vlorë edhe pemët e larta 6m edhe zgjerimi i hapësirës ranore:-)” përfundon Rama.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button