Politika

“Viti më i vështirë i qeverisjes”, Rama: Frika nga drejtësia krijoi përplasje…

Kur sot pritet të miratohet paketa anti-KÇK, e cila do të luftojë mafien, kryeministri Edi Rama deklaroi se në këto 6 vite qeverisje, 2019-ta ka qenë ndër më të vështirët. Gjatë fjalës së tij në këtë takim, kreu i qeverisë u ndal tek dështimi i negociatave me BE, e cila më 18 tetor vendosi që mos t’i hapë dritë jeshile Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut. Duke u ndalur në këtë vendim, kryeministri theksoi se ky vit është karakterizuar nga një krizë artificiale, e krijuar nga partitë, që sipas tij kanë frikë reformën në drejtësi.

“Duke e nisur nga një moment kyç në historinë tonë të përbashkët, momenti i mos marrjes së një vendimi, apo refuzimi i çeljes së negociatave me BE, për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Për të gjithë është e qartë se ky ka qenë një vit i vështirë. Posaçërisht i vështirë. Nuk e teproj nëse them se në këto 6 vite, ky vit ka qenë më i vështiri.

Një vit i karakterizuar nga një përplasje e vazhdueshme për të krijuar një situatë krize të thellë me mjete artificiale të politikës dhe për të shtrënguar të gjithë bashkësinë tonë brenda një rrethi vicioz. Përplasje që ka karakterizuar të gjithë gjysmën e parë të vitit. Nuk ka asnjë dyshim për sa më takon dhe këtë e ndaj me shumicën e njerëzve të këtij vendi që në themel të asaj përpjekje ka qenë frika nga drejtësia”, deklaroi Rama.

Më tej ai sqaroi se mos çelja e negociatave për anëtarësim në Bashkimin Europian erdhi si pasojë e politikave të brendshme dhe nismës së Francës për të ndryshuar të gjithë procesin e zgjerimit. Kreu i qeverisë tha se kanë nisur tashmë takimet dhe dialogu edhe me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut për detajet e këtij procesi reformues. Kreu i qeverisë tha se kushtet e Bundestagut gjerman janë udhërrëfyes për të ecur përpara.

“Si dëshmitar i gjithë procesit mund të dëshmoj versionin tim, që refuzimi ishte rezultat i një konflikti të brendshëm në KE që lidhet me qëndrimet divergjente mes Francës dhe Gjermanisë, dhe Francës dhe një grupi të vogël shtetesh për mënyrën se si duhet të reformohet BE. Në Paris para 4 ditësh janë thirrur 4 ambasadorë, të Shqipërisë dhe Maqedonisë së veriut, Serbisë dhe Malit të Zi, këta dy të fundit negociuan, Shqipëria dhe Maqedonia presin negociatat.

Janë thirrur për dialog për mënyrën sesi sipas Francës duhet rikonfiguruar i gjithë procesi. Pavarësisht se çfarë bëri Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut që ka 14 vjet që pret, vendimmarrja ishte fryt i një politike të brendshme që ka krijuar një divergjencë, dhe ne e kemi humbur këtë tren të vitit 2019 në funksion të kësaj divergjencë”, u shpreh Rama.

Më tej ai theksoi se pavarësisht vendimit Shqipëria nuk ka asnjë rrugë tjetër dhe se është e vendosur për të vazhduar të bëjë të njëjtën gjë dhe nëse rezultati do ishte pozitiv. “Shqipqëria nuk ka asnjë rrugë tjetër  sepse ne e kemi shprehur në vijimësi se ne procesi i integrimit nuk është një proces që e bëjmë se na e kërkojnë të tjerët por sepse është në interes të vendit tonë dhe të gjeneratave të tjera, pasi na jep ne mjetet e nevojshme dhe importon nga BE dijen e nevojshme për të modernizuar shtetin. Dhe kjo i referohet reformës ne drejtësi e cila kurrë sdo ishte bërë nëse BE dhe SHBA nuk do ishin vetëm mbështetës por bashkëudhëtarë në këtë proces, madje garant të këtij procesi”, tha Rama.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button