Home / Sporti / UEFA ndërpret përfundimisht takimin Serbi-Shqipëri

UEFA ndërpret përfundimisht takimin Serbi-Shqipëri

Beograd 1TIRANË, 14 Tetor/ATSH- Autoriteti më i lartë Europian i Futbollit ka vendosur të ndërpresë takimin mes Serbisë dhe Shqipërisë që po zhvillohej në Beogradë.
Takimi i vlefshëm për eliminatoret europianit “Francë 2016” nisi mjaft mirë me raste nga të dyja krahët, por në minutën e 40’, tifozët Serb filluan të hidhni fishekzjarrë në fushë, si dhe objekte të tjera, që mund të sillnin dëmtimin e lojtarëve shqiptarë.

Pas kësaj në stadiumi është vënë re dhe një elikopter lodër i cili valviste një flamur shqiptar në afërsi të stadiumit duke acaruar së tepërmi situatën dhe kjo solli që edhe lojtarët në fushë të përplaseshin.

Beograd 2Kjo përplasje degjeneroi edhe më shumë teksa tifozët serbë nisën të mësynin fushën, duke goditur edhe lojtarët kuqezi. Fatmirësisht Forcat Speciale të Policisë kanë ndërhyrë menjëherë, ndërsa gjyqtari anglez Athkinson ka vendosur kthimin e skuadrave në dhomat e zhveshjes. Pas më shumë se 50 minutash diskutimesh UEFA vendosi ndërprerjen përfundimtare të lojës.

Mediat ndërkombëtare kanë transmetuar jo vetëm lajme por edhe foto të shumta të dhunës në stadiumin e Partizanit në Beograd, ku ndeshja zyrtare mes përfaqësuesve të Serbisë dhe Shqipërisë, degradoi në kaos dhe dhunë nga ana e organizatorëve.

Leave a Reply

%d bloggers like this: