Home / Kronika / Shkon në 13 numri i viktimave nga tërmeti, 42 të shpëtuar

Shkon në 13 numri i viktimave nga tërmeti, 42 të shpëtuar

Ministria e Mbrojtjes bën të ditur se “nga tërmeti që goditi mëngjesin e sotëm vendin, janë shënuar 13 viktima”.

Ky është informacioni më i fundit i orës 13:02 minuta ndërkohë që vazhdojnë operacionet e kërkim-shpëtimit.

Sipas informacioneve paraprake të Ministrisë së Mbrojtjes, “7 persona konfirmohet se janë nxjerrë të pajetë nga rrënojat në Durrës dhe 5 në Thumanë dhe 1 në Kurbin”.

Gjithashtu, ministria e Mbrojtjes deklaron se 42 persona janë shpëtuar në Durrës dhe Thumanë, aty ku pasojat e tërmetit janë më të rënda.

Operacionet e kërkim-shpëtimit po vijojnë, ndërsa së shpejti këtyre operacioneve do t’u bashkohen edhe skuadrat speciale të emergjencës nga 7 vende të tjera që kanë konfirmuar deri tani gatishmërinë për të ndihmuar Shqipërinë.

Leave a Reply

%d bloggers like this: