Home / Kronika / Shpëtohet një 17-vjeçar nga rrënojat e tërmetit në Durrës

Shpëtohet një 17-vjeçar nga rrënojat e tërmetit në Durrës

17 vjeçari Ramë Lala nga Durrësi u nxor i gjallë mesditën e sotme nga rrënojat e shtëpisë së tij tek ish-këneta në Durrës.

Lala kishte kohë që komunikonte me anë të celularit me forcat e shpëtimit, por vetëm tani është bërë i mundur shpëtimi i tij.

Pas nxjerrjes nga rrënojat e tërmetit, 17-vjeçari është transportuar për ndihmë në spital.

Ministria e Mbrojtjes bën të ditur se deri tani ka shkuar në 42 numri i personave të nxjerrë gjallë nga rrënojat e shkaktuara nga tërmeti i mëngjesit të sotëms

Leave a Reply

%d bloggers like this: