Home / Ekonomia / Termeti/Qeveria e Bullgarisë dërgon ndihmë urgjente financiare prej 100 mijë euro për Shqipërinë

Termeti/Qeveria e Bullgarisë dërgon ndihmë urgjente financiare prej 100 mijë euro për Shqipërinë

Qeveria e Republikës së Bullgarisë dërgon ndihmë urgjente prej 100 mijë euro Republikës së Shqipërisë për përballimin e pasojave nga tërmeti që goditi vendin

Ministria e punëve të jashtme e Republikës së Bullgarisë në emër të qeverisë bullgare dërgon ndihmë urgjente financiare prej 100 mijë eurove për përballimin e pasojave nga tërmeti që goditi Shqipërinë. Fondet janë nga buxheti i ministrisë për programin ndihmë për zhvillim.

Zëvendës kryeministri dhe ministër i punëve të jashtme Ekaterina Zaharieva  zhvilloi bisedë telefonike me ministrin në detyrë për Evropën dhe punët e jashtme Gent Cakaj i në emër të kryeministrit Edi Rama dhe në emrin e vet shprehu falënderime të sinqerta për kryeministrin e Bullgarisë dhe për popullin bullgar për solidaritetin dhe gatishmërinë për ndihmë.

 Cakaj e informoj ministren Zaharieva për ecurinë e operacioneve të shpëtimit dhe falënderoi edhe një herë për ndihmën financiare nga ana e Bullgarisë dhe për gatishmërinë që ekipe të emergjencës bullgare të përfshihen në vend në operacionet e shpëtimit.

Në ambasadën bullgare në Tiranë është krijuar shtab i emergjencës i cili është në koordinim të vazhdueshëm me misionet diplomatike të vendeve të BE-së në Tiranë si edhe me autoritete shqiptare .

Leave a Reply

%d bloggers like this: