Home / Ekonomia / Dhomat e Tregtisë në Ballkanin Perëndimor mbështetje për qytetarët dhe bizneset në Shqipëri

Dhomat e Tregtisë në Ballkanin Perëndimor mbështetje për qytetarët dhe bizneset në Shqipëri

Forumi i Investimeve të Dhomave që bashkon Dhomat e Tregtisë në Ballkanin Perëndimor (WB6CIF) dhe Dhoma e Tregtisë Gjermano – Serbe kanë shprehur ngushëllime të thella për fqinjët shqiptarë për tragjedinë e tërmetit shkatërrues që goditi Durrësin sot herët në mëngjes.

“Ngushëllimet e mia të thella për miqtë tanë shqiptarë, që humbën të dashurit e tyre në një tërmet shkatërrues”, tha Marko Čadež, Presidenti i Dhomës së Tregtisë Serbe dhe Kryetari i Bordit Drejtues të WB6CIF, në fillim të një takimi pune, midis përfaqësuesve të WB6CIF dhe Shoqatës së Dhomave të Tregtisë Gjermane (DIHK), me rastin e prezantimit të një projekti të përbashkët për të mbështetur e fuqizuar dhomat e Ballkanit Perëndimor.

Čadež tha se, ka qenë në kontakt me kolegen e Bashkimit te Dhomave te Tregtisë se Shqipërisë, Ines Muҫostepa dhe ofroi ndihmë dhe mbështetje në emër të komunitetit të biznesit të rajonit, për qytetarët dhe bizneset e Shqipërisë.

“Dhomat e Tregtisë në Ballkanin Perëndimor (WB6CIF) do të ftojnë biznesmenët dhe kompanitë që të përfshihen në aksion për të ndihmuar homologët e tyre shqiptarë”, tha presidenti i Dhomës së Tregtisë Serbe.

Ai theksoi gjithashtu se asnjë nga biznesmenët nga Serbia dhe Mali i Zi, që po marrin pjesë në Panairin e Tregtisë Ndërkombëtare në Tiranë nuk janë lënduar nga tërmeti.

Leave a Reply

%d bloggers like this: