Politika

“Ndihmë urgjente për 1450 banorë në Durrës dhe 700 në Thumanë”

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se “mbrëmë kemi pasur në dispozicion infrastrukturë ndihme të shpejtë ose sistemim të shpejtë për 1450 banorë në zonën e qytetin e Durrësit dhe për 700 banorë në zonën e Thumanë pa llogaritur të gjithë pjesën tjetër të strukturave akomoduese në Tiranë”.

Në fjalën e tij në mbledhjen e qeverisë të zhvilluar në orët e para të mëngjesit të sotëm, Kryeministri Rama u shpreh se “nuk harrojmë që kjo është një ditë kur plagët akute janë akoma aty dhe së pari prioritet i prioriteteve është shpëtimi të gjitha jetëve të shpëtueshme mbetet prioritet i ditës së sotme, në 24 orët e ardhshme”.

“Mobilizimi i përgjithshëm për të adresuar problemet fizike të kaq shumë njerëzve është pjesë e këtij prioriteti të prioriteteve qoftë të atyre që tanimë janë në kujdesin shëndetësor dhe ne këtë aspekt ne kemi falënderimet më të mëdha për të gjithë partnerët që paralelisht me operacionet e shpëtimit kanë vënë në dispozicion infrastrukturën e tyre spitalore për çdo rast që do kërkohet ndihmë e superspecializuar”, – nënvizoi Rama duke shtuar se më pas është akomodimi i atyre që janë pa çati.

Kreu i qeverisë tha se “ajo që na ka rezultuar ka qenë solidariteti dhe nevoja e njerëzve për të mos qenë vetëm, jo thjesht për shkak të kushteve atmosferike , por edhe për arsye psikologjike ka zbrazur një pjesë të madhe të tendave dhe infrastrukture të përkohshme sepse janë hapur dyer të afërmish, fqinjësh dhe të afërmish”.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button