Kronika

Kuqezitë priten si heronj. Peleshi-Nikolla: Treguat qytetari dhe dinjitet

rinassss-466x350Mbërritja e përfaqësueses kuqezi në aeroportin ndërkombëtar “Nënë Tereza”  në Rinas është përshëndetur nga mijëra shqiptarë të cilët të veshur me flamur dhe unformën e shqiponjave kuqezi këndonin dhe brohorsinin këngë patriotike, ndërsa dy përfaqësuesit e Qeverisë Shqiptare, Zv/Kryeministri Niko Peleshi dhe Ministria e Arsimit dhe Sportit, Lindita Nikolla i uruan mirëseardhjen lojtarëve, duke i cilësuar heronj.

Në orën 3:20 minuta, avioni me stafin dhe lojtarët e kombëtares preku dheun shqiptar duke emcionuar mijëra shqiptarët e pranishëm aty, si dhe Kryeministrin e vendit Edi Rama, i cili ndodhet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, por theksoi se me zemër e me shpirt ndodhejt në aeroportin “Nënë Tereza”.

cana rinas

Sakaq, dalja e tifozëve ishte një moment tjetër festive, ku tifozët falenderuan lojtarët për atë që dhanë në fushë, si dhe mënyrën se si kuqezinjtë mbrojtën flaumurin në Beograd, ku duhet të ishte luajtur një ndeshje futbolli dhe jo diçka tjetër.

Pas momenteve të para të euforisë, nisi dhe konferenca për shtyp në sallën VIP të Rinaslit, ku zv/ Kryeministri i vendit, Niko Peleshi dhe Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Lindita Nikolla i dhanë mirëseardhjen përfaqësueses sonë.

Kapiteni i Kombëtares Lorik Cana në fjalën e tij theksoi se në 40 minutat lojë në fushën e Stadiumit të Beogradit kombëtarja ka luajtur me kokën lart “Kemi qenë me kokë lart dhe kemi bërë një punë të mirë për 40 minuta” tha Cana .

“U gjetëm të rrethuar jo vetëm nga tifozët por dhe nga forcat e sigurisë së stadiumit dhe vendosëm të futeshim në dhomën e zhveshjes. Në momentin kur i pamë të lënduar fizikisht por dhe moralisht kërkuam ndërprerjen e lojës. Jemi munduar ta mbajmë kokën lart në mënyrë sa më të denjë. Ne u mbrojtëm”, vijoi ai.

Cana po ashtu u shpreh  se marrëdhëniet mes dy federatave kanë qenë shumë të mira. “Edhe me Ivanoviç dhe me shumicën e anëtarëve të ekipit serb marrëdhëniet janë të mira, ata ishin të trishtuar, po aq sa edhe ne për atë që ndodhi për atë që ndodhi”, tha Cana.

de biasi

Tranieri i kuqezinjve, Gianni De Biasi e cilësoi traumatike atë se çfarë ndodhi në Beograd, ndërsa tha se ishte tensioni i ndeshjes që ndikoi në ngjarje.
“Vijmë nga një eksperiencë traumatike, po luanim mjaft mirë. Tensioni i ndeshjes ndikoi në zhvillimin e ngjarjes. Kanë hyrë tifozët dhe gjithçka u prish”, tha De Biasi

Zv/Kryeministri, Niko Peleshi në fjalën e tij u shpreh se përfaqësuesja shqiptare ka mbështetjen e plotë të qeverisë shqiptare. Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Lindita Nikolla i cilësoi heronj të ditës ekipin tonë kombëtar, ndërsa nënvizoi se i gjithë kombi shqiptar duhet të ndihet krenarë me ta, lidhur me vlerat sportive dhe qytetare që treguan në fushë.

nikolla rinas

“Pritëm me shumë krenari dhe emocion këta heronj të ditës, të vlerave të vërtetave të sportit, mirënjohje për atë çka treguan në Beograd. Epërsi për aq sa ishte lojë dhe qytetari për atë që kërkon qytetari shqiptar. Jam mirënjohës për vlerat që përcollën sot. Kemi të gjithë arsyet e botës për tu ndjerë krenarë se çfarë treguan në sytë e botës.” tha Nikolla.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button