Home / Politika / “Para ligjit përgjegjësit”/ Meta zbardh detajet nga mbledhja e Këshillit të Sigurisë Kombëtare

“Para ligjit përgjegjësit”/ Meta zbardh detajet nga mbledhja e Këshillit të Sigurisë Kombëtare

Prokuroria të vendosë para përgjegjësisë penale të gjithë ata që do të rezultojnë përgjegjës”.

Me këtë përfundim është dalë nga mbledhja e Këshullit të Sigurisë Kombëtare sot pas takimit që thirri kreu i shtetit. Presidenti Ilir Meta ka dhënë detaje nga mbledhja e sotme në një postim në rrjetet sociale ku shkruan:

Sot në mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare, diskutuam për një bashkëveprim dhe koordinim më të ngushtë midis të gjitha institucioneve për përballimin e emergjencës deri në rivendosjen e normalitetit të plotë.

E mbështetëm prokurorinë të çojë përpara hetimet dhe të vendosë para përgjegjësisë penale të gjithë ata që do të rezultojnë përgjegjës.

Të sigurojmë burimet e brendshme dhe mbështetjen e duhur ndërkombëtare për tejkalimin e pasojave të rënda të këtij tërmeti të tmerrshëm”.

One comment

  1. Zoti Meta bere mire qe je angazhuar keto dite dhe sot me keshillin e sigurimit, por dote jet akoma me mire qe te vihet para pegjegjesis edhe ish kryeministri Sali Berisha , qe me nje te rene te lapsit, i asgjesoi disa institute , i ai i gjologjis, sizmologjis e nonje isttut tjeter qe lidhej me fushen e ndertimit, duke i quajtur parazit.
    Po mos haro se edhe ju kini qene mbas 2005 zvkryeminister dhe duhet te mbani pergjegjesi. sepse lejuat bashke me Berishen te ndertohet ne kenet, ne bregdet e kudo, ku gjendej vend bosh.
    Pesimi, lete te jet mesim dhe tani mos zini llogore, per lufte politike, por bashkepunoni, dit e nate per te likujduar pasojat e termetit, merni shembull nga solidariteti i
    qytetareve dhe gjithe shqiptareve brenda e jasht Atdheut, se si e perjetojme ne nga jashte, pa dallime politike, vetem e vetm, te kontribojme sa me shume me ndihma materjale dhe monetare.
    Na ka indinjuar pa mase , qendrimi i opozites, kryesisht i kryetarit te PD Lulezim Basha qe per te dyten here, kur kryeministri i beri thirje ne takimin me me shoqatat dhe shoqerin civile, per bashkepunimin e te gjitheve ne funsjon te ndihmes per te demtuarit dhe likujdimin e pasojave te medha qe la termeti i 26 Nendorit.
    Nga Amerika i bejme tirje Bashes, Monikes qe te mos bejne politike me fatkeqein e popullit tone, por te bashkepunijne, e te bashkerendojne punen, qe .sa dhe si duhet ndihmuar qytetaret, per te dale nga kjo katastrof, sa me pare.
    Le te kujtojme Skenderehun, kur thiri kuvendin e Lezhes per bashkepunimin e princave , ne lufte kunder Turqis. Duke perkulur nje thuper ajo u perkul dhe u thye shpejt, ndersa po te bashkojme disa thupra. ato nuke
    thyen kure.
    Keshtu esht edhe tani, kushdo qofte ne qeveri, i vetem sja del dot, ne kete vend te vogel me nje ekonomi qe mezi ,mban veheten, nderkoh qe pasojat jane katastrofale dhe dote duhen vite per tu likujduar simbas kushteve normale.

Leave a Reply

%d bloggers like this: