Home / Kronika / Prokuroria e Durrësit nis hetimet për inxhinierët dhe mbikëqyrësit që nuk kryen detyrat

Prokuroria e Durrësit nis hetimet për inxhinierët dhe mbikëqyrësit që nuk kryen detyrat

Prokuroria e Durrësi ka nisur hetimet pas tërmetit të 26 nëntorit ku u shembën disa pallate dhe banesa në Durrës dhe Thumanë dhe ku humbën jetën 51 persona.

Prokuroria thotë se pasojat kanë ardhur si shkak i ndërtimeve pa leje dhe të moskryerjes së detyrës nga inxhinierët zbatues dhe personave pergjegjës si dhe nga mospërmbushja e rregullt e detyrës nga nepunësit shtetëror të ngarkuar me mbikqyerjen e këtyre ndërtimeve.

“Më datë 29.11.2019 Prok. Durrës ka regjistruar çështjen penale që i referohet tërmetit të datës 26.11.2019 ku si pasojë e tij janë shembur një numër ndërtesash që kanë shkaktuar vdekjen e një numri personash.

Për këtë dyshohet se pasojat kanë ardhur si shkak i ndërtimeve pa leje dhe të moskryerjes së detyrës nga inxhinierët zbatues dhe personave pergjegjës si dhe nga mospërmbushja e rregullt e detyrës nga nepunësit shtetëror të ngarkuar me mbikqyerjen e këtyre ndërtimeve.

Çështja është regjistruar për veprat penale; “Ndërtim pa leje”, dhe “Shpërdorim detyre”, parashikuar nga nenet 199/a, 3 dhe 248 k.penal”

Siç duket, përveç natyrës, fajtorë në thellimin e tragjedisë janë edhe institucionet e vendit.

Leave a Reply

%d bloggers like this: