Home / Politika / SHBA mbështetje Shqipërisë/ Moses-Ones: Mekanizëm mbështetës për përballimin e pasojave nga tërmeti

SHBA mbështetje Shqipërisë/ Moses-Ones: Mekanizëm mbështetës për përballimin e pasojave nga tërmeti

E Ngarkuara me Punë e Ambasadës së SHBA në Tiranë, Leyla Moses-Ones deklaroi sot nga Durrësi se “SHBA ka vënë në dispozicion mekanizimin mbështetës në mënyrë që të mund të zhvillohet një vlerësim pas tragjedisë nga tërmeti i 26 nëntorit”.

“Gjithashtu kemi një grant që ia kemi dhënë Kryqit të Kuq Shqiptar për ndihmë imediate humanitare”, tha ajo.

Moses-Ones tha se “do të mbështesim UNICEF-in në ndihmën që ata u ofrojnë 9 mijë fëmijëve”.

“Gjithashtu kemi dhe një ekip që janë inxhinierë ndërtimi, që kanë ardhur këtu për të parë nëse banesat janë të banueshme apo nëse do të prishen”, tha ajo.

E pyetur nëse SPAK do të ketë mbështetjen e SHBA-së për të hetuar përgjegjësinë njerëzore, pasi Prokuroria Tiranë ka nisur një hetim masiv, Moses-Ones tha se “nuk kam një informacion specifik në këtë kohë në lidhje me dosjet që do t’i transferohen SPAK”.

Por, tha ajo, “ne e mbështesim SPAK-un 100% dhe ne do të qëndrojmë pas çdo përpjekje për të mbështetur shtetin ligjor këtu në Shqipëri”.

Leave a Reply

%d bloggers like this: