Home / Politika / Rama apel të detyruar medieve: Filtroni informacionet dhe verifikoni ato që thoni

Rama apel të detyruar medieve: Filtroni informacionet dhe verifikoni ato që thoni

Kryeministri Edi Rama i drejtoi sot një apel medieve, që të filtrojnë informacionet dhe të verifikojnë ato që thonë.

“Apel i detyruar medieve. Gjatë periudhës së gjendjes së jashtëzakonshme të fatkeqësisë natyrore, Japonia ka masa ekstreme për mediet private, që mesa duket edhe në Japoninë e urtësisë së vjetër, paskan qenë taksirat mbi taksiratin e madh të tërmetit! Mos na detyroni të bëjmë atë që s’ua rrok imagjinata”, tha Rama.

Kryeministri u bëri thirrje medieve, që të menaxhojnë debatet dhe të ndalojnë klithmat nëpër studiot televizive.

“Përfshihuni në qetësimin e shpirtrave të goditur më keq se banesat! Kontribuoni për të kanalizuar energjinë e jashtëzakonshme të solidaritetit mbarëshqiptar”, tha Rama.

Kjo, vijoi kryeministri, “është koha për kurimin psikologjik të popullit që ju ndjek dhe jo për rrenat e shamatatë karakteristike të veprimtarisë së një pjese të madhe të sferës suaj”.

One comment

  1. Media e te gjitha llojeve ka emergjente nje veting te rrepte.

Leave a Reply

%d bloggers like this: