Home / Ekonomia / Ekspertët shqiptarë e të huaj qetësojnë banorët e një pallati në Durrës: Nuk ka rrezik për rënie, dëmet të riparueshme

Ekspertët shqiptarë e të huaj qetësojnë banorët e një pallati në Durrës: Nuk ka rrezik për rënie, dëmet të riparueshme

Drejtori i Institutit të Ndërtimit, Agron Hysenlliu i shoqëruar nga ekspertët të huaj prej tri ditësh po vijojnë punën në terren për vlerësimin e dëmeve të banesave mbi rrezikshmërinë ose jo për banim, pas tërmetit të 26 nëntor.

Gjatë ditës së sotme, Drejtori i Institutit të Ndërtimit, Agron Hysenlliu i shoqëruar edhe nga ekspertët e ardhur nga Zvicra inspektuan një pallat pranë Ujësjellësit në Durrës që ka pësuar dëme, duke iu sqaruar edhe banorëve se objekti ka dëme, por janë të riparueshme.

“Ne bëmë inspektimin, ka tri kolona që ne dyshojmë që kanë probleme. Këto kolona nuk e cenojnë qëndrueshmërinë e përgjithshme të objektit. Për këto tre kolona, ne kemi bërë monitorim. Por, objekti është i pabanueshëm dhe akt ekspertize e firmosur është kjo: asnjë banor nuk do të hyjë brenda. Shkallët e katit të parë kanë pasur çarje sepse skema statike e zgjedhur për shkallët nuk ka qenë e përshtatshme, por shkallët nuk përbëjnë rrezikshmëri për qëndrueshmërinë e përgjithshme të objektit. Ne dimë që kjo strukturë e bërë nga ai që ka bërë objektin, e ka llogaritur 9 ballë për shkallët. Ky objekt në konstruksion i ka qëndruar sepse këto dëme që janë nuk janë dëme madhore, janë dëme minore, që janë të riparueshme”, – tha ai.

Nga ana tij, eksperti i huaj që shoqëronte Hysenlliu u shpreh se “për shkallën e parë është parë me çekiç, ndërsa për shkallën e dytë, të tri shtyllave që janë shënuar me të kuqe kanë nevojë për hulumtime, studime specifike që do të ndodhë më mbrapa. Për momentin, siç prezantohet, banesa është e pabanueshme. E gjithë ndërtesa me këto mure që ka nuk të jep garanci. Ne pamë pjesën e poshtme të bodrumit, të garazhit dhe nuk pamë dëmtime shumë të mëdha për sa i përket kolonave. Ndërtesa nuk ka rrezik për rënie”.

Leave a Reply

%d bloggers like this: