Home / Ekonomia / Delegacioni turk takon Margaritin, vendoset përcaktimi i tokës për ndërtimin e 500 shtëpive për të prekurit nga tërmeti

Delegacioni turk takon Margaritin, vendoset përcaktimi i tokës për ndërtimin e 500 shtëpive për të prekurit nga tërmeti

Ambasada turke në Tiranë njoftoi sot se delegacioni i kryesuar nga ambasadori ka nisur takimet për konkretizimin e ndihmës për ndërtimin e 500 shtëpive në ndihmë në të prekurve nga tërmeti i 26 nëntorit.

Delegacioni  i përbërë nga Drejtoria e Administrimit dhe Banesave Publike kryesuar nga Ambasadori Yörük, në zbatim të udhëzimit të Presidentit Recep Tayyip Erdoğan për ndërtimin e 500 banesave në Shqipëri , zhvilloi takimin e dytë me delagacionin shqiptar të kryesuar nga ministrja e Kulturës, ElvaMargariti.

“Në takim u vendos të përcaktohet toka e përshtatshme për 500 shtëpi që do të ndërtohen”, thuhet në njoftimin e ambasadës turke në Tiranë.

Leave a Reply

%d bloggers like this: