Ekonomia

AK, do të shqyrtojë marrëveshjen Transatlantic – Stream Oil

logo-caaAutoriteti i Konkurrencës njoftoi se do të shqyrtojë transaksionin realizuar në bazë të Marrevshjes për Blerjen e 100% të kuotave të Stream Oil & Gas Ltd nga TransAtlantic Petroleum Ltd. Marrëveshja është nënshkruar midis palëve më datë 2 Shtator 2014, me objekt përftimin të kontrollit të vetëm të shoqërisë Stream Oil & Gas Ltd nga shoqëria TransAtlantic Ltd.

Njoftimi është bërë për shkak të xhirove që Stream Oil & Gas Ltd ka realizuar ne Shqipëri me anë të degës së saj Stream Albania Sh.p.k.

TransAtlantic Petroleum Ltd është një shoqëri ndërkombëtare për prodhimin e energjisë me objekt blerjen, shfrytëzimin, zhvilimin dhe proshimin e naftës dhe gazit natyror. Ajo nuk është prezente në Shqipëri dhe ushtron aktivitetin e saj në Turqi dhe Bullgari.

Stream Oil & Gas Ltd është një shoqëri e listuar në Bursë dhe ka si objekt veprimtarinë e prodhimit të naftës dhe gazit. Ajo ka selinë e saj në Kanda dhe zotëron filialë në ishujt Cayman dhe në Shqipëri ku ka degën e saj prej vitit 2005, shoqërinë Stream Albania sh.p.k.

Autoriteti ka ftuar palët e interesuara të shprehin opinionet e tyre për transaksionin e njoftuar, jo më vonë se 15 ditë nga publikimi i këtij njoftimi.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button