Home / Ekonomia / Ahmetaj: Gati programi i Rindërtimit, qyteza në Tiranë, Durrës, Thumanë e Lezhë. Buxheti nuk do të preket aspak

Ahmetaj: Gati programi i Rindërtimit, qyteza në Tiranë, Durrës, Thumanë e Lezhë. Buxheti nuk do të preket aspak

Kryetari i Komisionit të Ekonomisë, Arben Ahmetaj u shpreh djes se “qeveria po bën çdo gjë për të prekurit nga tërmeti  dhe asnjë qytetar a familje nuk do të mbetet jashtë pa strehim. Qeveria do të ndërtojë qyteza në Tiranë, në Durrës, Thumanë dhe në Lezhë”.

Në një intervistë televizive, Ahmetaj tha se  “Brenda krishtlindjeve do të pastrojmë qytete si Durrësi, Kavaja etj. Do të bëjmë vlerësimin me ekspertë dhe specialistë.  Ne mendojmë se janë rreth 5000 familje që nuk do munden të kthehen më në shtëpinë e tyre, por vlerësimi do e tregojë. Mund të ketë shumë më shumë, sepse lëvizja është gjithmonë e në rritje. Ne kemi riformatuar paketën e rindërtimit.  Do ketë qyteza urbane në Durrës. Nuk do lihet asnjë qytetar, asnjë familje jashtë. Po do ndërtohen qyteza urbane në Durrrës, në Tiranë, te ish-zona e Auto-traktorit dhe Kombinat, Thumanë dhe në Lezhë”, deklaroi Ahmetaj.

“Që në datë 27 nëntor janë strehuar njerëzit në hotele. Në këtë situatë, të të them se jemi optimist është e tepërt. Unë dua të ndaj gjithë përpjekjen e qeverisë dhe të gjithë qytetarët që janë gjendur pranë të prekurve në këto ditë të rënda, apo gazetarë që kanë kontribuuar në ringritjen e shoqërisë. Kjo shoqëri me kontribut nga të gjitha palët ringrihet për të kapur ritmin e jetës. Të gjitha familjet me viktima janë pajisur me një shtëpi. Mendohet se dëmi shkon edhe 500- 600 milionë euro dëme. Ne kemi menduar për strehimin për qytetarët. Sigurisht që qeveria mund të kritikohet”, tha ai.

Ahmetaj theksoi se për të prekurit nga tërmeti do të ngrihen qyteza, sipas standardeve më të mira ndërkombëtare.

“Është një grup që drejtohet nga Blendi Çuçi dhe po bën vlerësimin. Vlerësimi po bëhet. Qytezat do të ndërtohet me standarde.  Do të ndërtohet shtëpi në qyteza urbane me standarde. Do jenë verifikuar familjet që nuk kthehen dot më, do jetë lista e saktë, pas verifikimeve serioze dhe do të strehohen në këto qyteza. Do të kemi program më vete që do të quhet programi i rindërtimit. Nesër e prezanton Rama. Nuk do ketë asnjë rritje taksash. Skema e financimit është e kombinuar me të gjitha, që nga kursimet, nga donatorët, nga ndihmat, nga kredi me interesa minimale. Do të jenë të përfshirë të gjithë elementet. Buxheti nuk do të preket aspak”, tha Ahmetaj.

Leave a Reply

%d bloggers like this: