Ekonomia

Der Leyen: BE, 15 milionë euro ndihmë të menjëhershme dhe konferencë donatorësh për rindërtimin pas tërmetit

Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen tha pasditen e djeshme se BE ndodhet në krah të popullit shqiptar, si nga ana njerëzore ashtu edhe në veprime.

Der Leyen tha se sapo kishte folur me kryeministrin shqiptar, Edi Rama, i cili i kishte treguar në lidhje me situatën e vështirë pas tërmetit.

“Sapo fola me kryeministrin Edi Rama dhe e informova që Komisioni Europian zotohet të japë 15 milionë euro për mbështetjen e menjëhershme të popullit shqiptar. Për më tepër, BE do të organizojë një konferencë donatorësh për të ndihmuar Shqipërinë me rindërtimin”, theksoi ajo.

“Kam respekt të madh për popullin shqiptar i cili qëndroi i qetë pavarësisht rrethanave. Dua që ata ta dinë se BE ndodhet në krah të tyre me dhembshuri dhe me veprime”, theksoi presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen.

Ajo njoftoi se komisioneri europian për Menaxhimin e Krizave, diplomati slloven, Janez Lenarcic do të jetë në Shqipëri. “I kam kërkuar të më mbajë tërësisht të informuar për situatën”, shprehet presidentja e Komisionit Europian.

Komisioni i BE-së ka ndihmuar në mobilizimin e ekipeve të kërkimit dhe shpëtimi, një staf prej më shumë se 200 personash nga Italia Greqia dhe Rumania. “Ne kemi dërguar me dhjetëra shtretër, gjeneratorë, çanta gjumi, batanije dhe sende për nevoja urgjente nga Belgjika Rumania Sllovakia””, tha më herë ajo.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button