Rajoni

Rusia dëboi sekretarin e parë të Ambasadës Bullgare në Moskë

Ambasadori i Bullgarisë në Moskë Atanas Krëstin u thirr në Ministrinë e Jashtme Ruse, ku iu dorëzuan një notë, me të cilën sekretari i parë i misionit bullgar në Moskë shpallen person non grata. Ai disponon 24 orë për të braktisur vendin, njoftoi Ministria e Jashtme Bullgare. Ministria e Punëve të Jashtme e Rusisë shfrytëzoi reciprocitetin për dëbimin e diplomatit bullgar pasi në fund të tetorit të këtij viti nga misioni rus në Sofje u dëbua sekretari i parë i Ambasadës Vlladimir Rusjaev. Diplomati u akuzua se në shkelje të Konventës së Vjenës mbledh në mënyrë të paligjshme të dhëna të cilat përbëjnë sekret shtetëror.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button