Home / Rajoni / Bullgaria do të marrë pjesë në planin e NATO-së “4×30”

Bullgaria do të marrë pjesë në planin e NATO-së “4×30”

Bullgaria do të përfshihet në iniciativën  e NATO-së për gatishmëri “4×30” me një batalion të mekanizuar të trupave të këmbësorisë, me nënrepart të policisë ushtarake, me ekipe mjekësore, me zbulues të minave në Mesdhe dhe me dy helikopterë për evakuim mjekësor. Shefi i mbrojtjes gjeneral Andrej Bocev tha, se në Samitin e NATO-së në Londër u miratua një projekt për reagim në rast sulmi kundër çdo shteti anëtar. Projekti parashikon që në kuadrin e 30 ditëve Aleanca të jetë në gjendje që në çdo zonë të kërcënuar të mund të reagojë me 30 batalione aleate, 30 eskadrile eskadrila  ajrore dhe 30 anije luftarake.

Leave a Reply

%d bloggers like this: