Home / Rajoni / Në Bullgari është krijuar paneli i parë automobilistik 3D

Në Bullgari është krijuar paneli i parë automobilistik 3D

Kryeministri Bojko Borisov ishte i pranishëm në prezantimin në Sofje të pajisjeve për makina të përpunuara nga “Visteon Bulgaria”. Bëhet fjalë për softuer inovativ, të krijuar nga një bullgar – paneli i parë digjital 3D, i cili do të përdoret në makinat Peugeot 208.

Kryeministri Bojko Borisov tha se ritmet, me të cilat po zhvillohet sektori automobilistik në Bullgari, janë mbresëlënëse dhe dha si shembull uzinat e sapo hapura për prodhim të pjesëve të këmbimit  dhe të softuerit në qytetet Plovdiv, Dimitrovgrad dhe Ruse. Ai nënvizoi domosdoshmërinë për bashkëpunim ndërmjet biznesit dhe universiteteve në mënyrë që të kemi në të ardhmen mjaftë inxhinierë të kualifikuar.

Qendra e zhvillimit “Visteon Bulgaria” në Sofje është më i madhi i kësaj kompanie në botë. Në të punojnë mbi 800 inxhinierë, të cilët përpunojnë softuer të teknologjisë së lartë me teknologji të përshtatshme për automjetet e së ardhmes.

Leave a Reply

%d bloggers like this: