Home / Kronika / “Do shënjestrojë korrupsionin në nivele të larta”, SHBA tregon hapin e radhës: Si do funksionojë SPAK. Paralajmërimi për ‘bosët’ e krimit

“Do shënjestrojë korrupsionin në nivele të larta”, SHBA tregon hapin e radhës: Si do funksionojë SPAK. Paralajmërimi për ‘bosët’ e krimit

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë ka publikuar një video, përmes së cilës tregon se si do të shpenzohen 2 milionë dollarë për ngritjen e strukturave të SPAK. Ajo tregon vendosmërinë për të luftuar fenomenin e korrupsionit në nivele të larta, ndërsa shton faktin se SHBA është e përkushtuar në respektimin e sundimit të ligjit në mbarë botën. Ambasada e SHBA pohon se “bosëve të krimit dhe të paprekshmëve” po u vjen fundi dhe kjo sipas saj, do të realizohet menjëherë pas ngritjes së strukturave të reja të drejtësisë.

Postimi i ambasadës:

Qeveria e Shteteve të Bashkuara është e përkushtuar në luftën kundër korrupsionit dhe respektimin e sundimit të ligjit në mbarë botën. Lufta kundër korrupsionit është prioritet i punës së Ambasadës së Shteteve të Bashkuara në Tiranë. Këtë javë, mësoni se si Struktura e Posaçme Anti-Korrupsion dhe Krim i Organizuar, ose SPAK, do të funksionojë. Me t’u ngritur, do të shënjestrojë korrupsionin e nivelit të lartë. Kjo video tregon se si mbështetja prej 2 milionë dollarësh nga Shtetet e Bashkuara po përdoret për të siguruar që SPAK do të ngrihet dhe do të funksionojë në mënyrë të pavarur. ShqiperiaLuftonKorrupsionin . NdalKorrupsionit.

 

Leave a Reply

%d bloggers like this: