Home / Kronika / “Bllokim i KED nëse Dvorani merret si i pandehur”/ Presidenca: Alibi e neveritshme për t’i shpëtuar drejtësisë

“Bllokim i KED nëse Dvorani merret si i pandehur”/ Presidenca: Alibi e neveritshme për t’i shpëtuar drejtësisë

Presidenca ka reaguar në lidhje me interesin e gazetarëve se nëse kreu i KED-së, Ardian Dvorani do të merrej i pandehur nga Prokuroria, atëherë kjo do të sillte bllokimin e funksionimit të këtij institucioni.
Zëdhënësi Tedi Blushi thotë se: “Kjo është një alibi e neveritshme për t’i shpëtuar drejtësisë për veprat penale që Ardian Dvorani ka konsumuar dhe për të cilat është kallëzuar penalisht në Prokurori”.
Ai thotë më tej se: “Ligji nr. 115/2016, për funksionimin e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi e ka zgjidhur shumë mirë këtë situatë në nenin 227 të tij, ku parashikon se “Anëtari më i vjetër në moshë nga Gjykata Kushtetuese është Zëvendëskryetari i KED-së. Zëvendëskryetari ushtron të gjitha funksionet e Kryetarit në mungesë ose pamundësi të këtij të fundit”.
Nuk është përgjegjësia penale e Ardian Dvoranit, që mund të bllokojë funksionimin normal të KED, por u bllokua qëllimisht funksionimi i KED për dy vite radhazi, që në krye të këtij organi të vihej Ardian Dvorani, për të konsumuar të tilla shkelje të rënda kushtetuese dhe ligjore.
Edhe mbledhja e djeshme e KED-së, e zhvilluar duke njoftuar dy Rende Dite të ndryshme, një të njoftuar publikisht dhe një të ndryshëm të njoftuar anëtarëve dhe pjesëmarrësve në Këshill, është një tjetër e dhënë e papërgjeshmërisë së këtij individi , përkundrejt zbatimit të parimit të transoarencës së ushtrimit të detyrës ashtu sic kushtetuta dhe ligji ia kërkon”.

Leave a Reply

%d bloggers like this: