Home / Politika / Çelja e negociatave, ambasadori i Bullgarisë: Shqipëria ka akoma për të bërë, duhet punuar

Çelja e negociatave, ambasadori i Bullgarisë: Shqipëria ka akoma për të bërë, duhet punuar

Ambasadori i Bullgarisë, Momtchil Stoyanov Raytchevski ka folur nga Bilishti (përpos situatës në Shqipëri, pas tërmetit të 26 nëntorit) sa i takon çeljes së negociatave.
I pyetur mbi faktin se kryeministri holandez vetëm pak ditë më parë ka bërë me dije së Shqipëria nuk është gati për çeljen e negociatave, ndërkohë që Maqedoninë e Veriut e sheh më afër dhe se a ka të njëjtin mendim edhe qeveria bullgare, Raytchevski u përgjigj:
“Atë që mund të them është se kjo nuk është një garë. Në tërësi në familjen evropiane nuk është procesi i vërtetimit kush është më i miri e kush jo; është një proces, ku si qëndrimin e Komisionit Evropian ashtu edhe të partnerëve tanë është e qartë, siç është e qartë edhe pozita e Bullgarisë që Republika e Shqipërisë dhe Republika e Maqedonisë së Veriut janë pjesë e jona.
Të dy shtetet kanë për të bërë akoma, kriteret janë të qarta, por duhet punuar, të punojmë edhe ne edhe ju që të kemi mundësi gjatë vitit të ardhshëm të kemi plotësuar të gjitha kushtet për një vendim që do të na gëzojë të gjithëve ne. Por ju lutem mos e mendoni këtë si një garë se cili duhet të vrapojë më shpejt.”

Leave a Reply

%d bloggers like this: