Home / Rajoni / Propozimi i Sofjes për krijimin e qendrës së koordinimit të NATO-së në Varnë

Propozimi i Sofjes për krijimin e qendrës së koordinimit të NATO-së në Varnë

Sekretari i përgjithshëm i NATO-së Jens Stoltenberg shpalli në Bruksel se në takimin e tij me të Kryeministri bullgar, Bojko Borisovi ka bërë propozim që në qytetin bregdetar Varna të vendoset një qendër e koordinimit të flotave detare të NATO-së në Detin e Zi. Aktualisht këto funksione hyjnë në përgjegjësitë e shtabit të forcave detare të NATO-së në Britaninë e Madhe.

Kryeministri Borisov komentoi se për këtë qendër ekziston marrëveshje paraprake dhe detyruat e saj do të jenë lidhur me “përmbajtjen”. “Bullgaria gjithmonë ka qenë kundër martinave ushtarake në Detin e Zi dhe prandaj qendra duhet të ketë vetëm rol përmbajtës”, shpjegoi Kryeministri.

Stoltenberg shpjegoi se sivjet vendet e NATO-së kanë zhvilluar pesë stërvitje në Detin e Zi, në kohën e të cilave kanë stërvitur sup me sup me flotat ukrainase dhe gjeorgjiane.

Leave a Reply

%d bloggers like this: