Home / Politika / Humbi gruan, vajzën e mbesën, Rama viziton Ajet Meçjan të akomoduar në shtëpinë e re pas tërmetit

Humbi gruan, vajzën e mbesën, Rama viziton Ajet Meçjan të akomoduar në shtëpinë e re pas tërmetit

Kryeministri Edi Rama ka vizituar sot familjen e Ajet Meçja në Durrës, i cili humnbi gruan, vajzën dhe mbesën e mitur në tërmetin e 26 nëntorit.

“Familja Meçja është e akomoduar në shtëpinë e re për të vazhduar përpara me optimizëm e kurajo”, është shprehur kryeministri Rama.

Kryeministri Rama ka vizituar shtëpinë e oficerit të policisë, Ajet Meçja, për ta ngushëlluar për tre humbjet e mëdha të tij nga tërmeti katastrofik i 26 nëntorit.  Meçja humbi tre njerëzit më të shtrenjtë të jetës së tij, bashkëshorten, vajzën dhe mbesën, ndërsa i përlotur në krah të Ramës tregon se dhimbja vijon të jetë shumë e madhe për këto humbje.

Kryeministri ka theksuar se, “njeriu për njeriun është ose burim shqetësimesh ose burim ngushëllimi, motivimi e kështu me radhë. Si mund të zgjidhet halli kur njeriut i ikin njerëz. Nuk ia zgjidh dot. Por detyra për t’ia qarë hallin është shumë më e madhe se qarja e halleve të përditshme. Ne njerëzit nuk i kthejmë dot. Nuk e shpjegojmë dot. Gjyshja ime thoshte vdekja zgjedh nuk pyet dhe shpesh herë zgjedh më të mirët. Ka nazet e veta. Për një të keq merr disa të mirë dhe ajo që na mbetet ne është të rrimë afër të bëjmë maksimumin”.

“Po flisja me Dajnën dhe për punë të gjejmë një mënyrë që të spostojmë në një pozicion që të jesh me më pak ngarkesë. Nëse do do doje se është dhe e kundërta nganjëherë, puna me ngarkesë të bën që të kalosh dhimbjen. Kemi marrë dhe masat e mbështetjes financiare në vazhdimësi”, tha kryeministri Rama në bashkëbisedim me Ajetin.

“Nëse mundet që unë ta ndaja kohën time mes fëmijëve në Itali dhe këtu. Dua të më mundësohet ai lloj pensioni që është parashikuar, nëse ka hapësirë ligjore”, ishte kërkesa e Ajet Meçjes ndaj kryeministrit.

“Hapësirën ligjore e bëjnë njerëzit, kështu që do të bëhet çfarë të duash ti. Ke humbur edhe bashkëshorten, edhe vajzën, edhe mbesën”, ka thënë Rama.

“Ai pallat është bërë në fillim të viteve 1990. Dhe pallati ngjitur s’ka pësuar asgjë. Por ai që e ka ndërtuar se ka ndërtuar me kompani, por e ka bërë vetë. Shiko atë tjetrin Palmën aty ishte varr i ndërtuar vetë. Ishte 3 kate pastaj shto, pastaj shto, pastaj shto. Kjo është ta ndërtosh vdekjen me duart e tua”, ka theksuar Rama.

Kryeministri ka treguar edhe porosinë e të atit, i cili i kishte thënë: “Kur të iki unë nuk do i lejosh të më qajnë”.

“Kur shkonim nga njerëzit e mamasë, aty e kanë me këngë e vaje e më thoshte aman kur të iki nuk do i lejosh të më qajnë e as nuk do mërzitesh as vetë, se nuk do gjej rehat atje ku do shkoj, më duket sikur se lënë të vdekurin të vdesë. Unë atë të babait e kam pasur të fortë shumë.. duhet të jetosh për ta, mos ia rëndosh si të thuash barrën. Më ka ndihmuar shumë ideja, mendo që ata që ikin nuk donin të shihnin kurrë kaq të mërzitur, të jetosh për ta e të mos ua rëndosh më shumë barrën, këto janë edhe ngushëllime që njeriu i gjen për ashtu por në fund të ditës pavarësisht se sa janë apo nuk janë, ato idetë e botës tjetër është mirë që njeriu ta mendojë”, është shprehur Rama.

Leave a Reply

%d bloggers like this: