Home / Politika / Konferenca e Donatorëve, Rama: Lajm i shumëdëshiruar, mbajtja e premtimit më mbush me energji

Konferenca e Donatorëve, Rama: Lajm i shumëdëshiruar, mbajtja e premtimit më mbush me energji

Kryeministri Edi Rama e cilësoi një lajm të shumëdëshiruar, marrjen e vendimit të Këshillit Europian për mbajtjen e Konferencës së Donatorëve në Tiranë, në fund të muajit janar, me qëllim mbështetjen e Programit të Rindërtimit nga të gjitha shtetet anëtare të BE.

“Mbajtja e premtimit që mora nga shumë prej liderëve europianë për këtë konferencë të domosdoshme, më mbush me energji e me optimizëm për suksesin e përpjekjes që të dalim të gjithë më të fortë nga kjo tragjedi, duke nisur nga motrat e vëllezërit tanë fatkeq, të cilët duhet t’i rikthejmë në shtëpi më të mira se ato që humbën, si edhe nga fëmijët e tyre, të cilëve do t’u bëjmë shkolla më të mira nga ato që kishin”, tha Rama.

Kryeministri i shprehu mirënjohjen Presidentes Von Der Leyen dhe liderëve të vendeve anëtare të BE-së për mesazhin e fortë të solidaritetit me Shqipërinë në këtë kohë dramatike e përcaktuese pas tragjedisë që shkaktoi tërmeti.

“Faleminderit edhe për vendimin e mbajtjes së Konferencës së Donatorëve në Tiranë”, tha ai.

Leave a Reply

%d bloggers like this: