Home / Bota / Triumfi i Boris Johnson, Britania jashtë BE-së brenda 31 janarit

Triumfi i Boris Johnson, Britania jashtë BE-së brenda 31 janarit

Konservatorët e Boris Johnson kanë fituar zgjedhjet e parakohshme duke siguar fitoren më të thellë që nga vitet 80’ të shekullit të shkuar, ndërkohë që laburistët e opozitës kanë pësuar humbjen më të rëndë që nga viti 1935.
Shumica prej afro 79 vendesh më shumë për partinë e Boris Johnson, nënkupton se përfundimisht Britania do të dal nga Bashkimi Evropian zyrtarisht në 31 janar të vitit të ardhshëm për të filluar procesin e gjatë dhe të vështirë të arritjes së një marrëveshjeje tregtare me BE-në. Tërmeti politik i shkaktuar nga këto zgjedhje ka ndryshuar në mënyrë të paimagjinueshme relievin politik në vend, ku duket se ata e kane votuar historikisht për Laburistët, kanë hedhur votën kundër partisë së tyre që tashmë drejtohet nga Xheremi Krobin me politikat e tij markiste në vendin ku ka lindur kapitalizmi.
Ndërkohë partia Brexit ka marrë vetëm 2 përqind të votave në shkallë kombëtare, sakaq partia nacionaliste skoceze ka arritur fitoren më të madhe në historinë e tyre duke kërkuar akoma me me force largimin e Skocisë nga Britania përmes një refenderumi të dytë.
Ndërkohë që udhëheqësja e liberaldemokratëve, parti e tretë humbi edhe në zonën e saj elektorale, ka dhënë menjëherë dorëheqjen, udhëheqësi i opozitës ka thënë se nuk do drejtojë partinë laburiste në zgjedhjet e ardhshme, por do drejtojë procesin e reflektimit të këtij rezultati, duke provuar edhe njëherë se përse britaniket dhe vete simpatizantët e partisë së tij e kane refuzuar.
Ndërkohë që Londra metropolitane dhe kozmopolite, e cila ka qenë kundër Brexit, ka votuar serish për laburistët, duket se në këto zgjedhje ka pasur një rebelim te provincave ndaj asaj që ndodh në politiken britanike.

Leave a Reply

%d bloggers like this: