Ekonomia

Selami Xhepa: Ja si mund të financohet dëmi nga tërmeti

“Ndikimi ekonomik i një katastrofe të kësaj përmase mendoj se është i fortë dhe me ndërlikime edhe në afat të gjatë, dhe ashtu si dhe shkaku që e krijoi, mbetet i paparashikueshëm me saktësi”, tha eksperti Selami Xhepa i cili është ftuar të jetë pjesë e Komitetit të Rindërtimit, që udhëhiqet nga qeveria.

“Pasuria kryesore e një pjese të madhe të qytetarëve të vendit, shtëpia, që ishte krijuar me punë dhe sakrifica për vite të tëra, përfshirë dhe sakrificat e jashtëzakonshme të emigracionit të këtyre tridhjete viteve demokracie, është rrënuar, tha ai. Pasiguria mbetet edhe tek ndërtesat që janë në këmbë por janë me dëmtime dhe zvarritjet në ndërhyrje për të risruktuar në mënyre serioze dëmtimet e krijuara, mund të krijojë situata për ngjarje po aq serioze sa ato që u provuan tashmë. Biznese në sektorin e turizmit tashmë janë mbyllur dhe efekti i tërmetit mbi këtë sektor ka gjasa të vazhdojë të jetë i fortë në sezonin e ardhshëm turistik. Për pasojë, ekonomia lokale në vendet që janë goditur me fort do të jetë edhe më e dobët. Edhe biznese të tjera janë dëmtuar për shkak të mungesës së fuqisë punëtore që tashmë mund të jenë shpërngulur në vendet e reja të strehimit dhe që mund të kenë krijuar shkëputjen e lidhjeve ne tregun e punës”, tha Xhepa.

Ai shton se nëse faktorizohet e gjithë vlera e pasurisë private dhe publike së zhbërë, bashkë me financimet që do të nevojiten për të rikthyer në gjendjen e mëparshme të gjithë këtë infrastrukture ekonomike, kuptohet se ndikimi i kësaj ngjarje e kalon vlerën e 10% te prodhimit të brendshëm, përllogariti ai.

Xhepa gjykon se është e nevojshme të hapet një fond i posaçëm pranë Ministrit të ngarkuar për emergjencat me një llogari të posaçme bankare ku të përfshihen te gjithë financimet publike që do te aktivizohen për këtë qellim.

Xhepa propozon se, Fondi duhet të jetë të paktën në shumën e 250 milionë eurove të cilat mund të vijnë nga burime të tilla si:

-1) nga rialokimet buxhetore duke reduktuar me 10% buxhetet e institucioneve publike prej nga ku mund te gjenerohet një fond prej rreth 50 milionë euro;

-2) nga Banka e Shqipërisë fondi prej 87 milionë euro që mendoj se mund të shtohet deri në 100 milionë euro, edhe duke hequr një pjesëz të papërfillshme të rezervës valutore; dhe

(3) një shtesë e borxhit publik me 100 milionë euro – duke rishikuar huamarrjen për vitin financiar 2020.

Xhepa tha se shtesa e borxhit publik duhet të kompensohet me anulimet e kontratave të palidhura të PPP-ve dhe që për pasojë, kostot e ardhshme të pagesave buxhetore do të reduktoheshin ndjeshëm dhe do të kompensonin pagesat e interesave dhe principalit të huamarrjes publike të ngritur për këtë Fond.

Xhepa mendon se këtij fondi mund t’i shtohen edhe fonde të tjera nga donatoret të cilët duan t’ia besojnë menaxhimin e fondeve autoriteteve tona, ose ti bashkëqeverisin ato me task forcën e krijuar për këtë qëllim, th ai.

“Në një periudhe 2 vjeçare, mendoj se mund të gjenerohen dhe të investohen në mënyre të dedikuar për rehabilitimin e pasojave të krijuara nga tërmeti më shume se 500 milionë euro. Edhe pse personalisht mendoj së një projekt serioz rehabilitimi do te ishte edhe më i kushtueshëm se kjo shifër, sërish ajo do të rikuperonte ndjeshëm pasojat qe janë krijuar. Ky financim i shtuar do të shërbente edhe si një stimul ekonomik për të rigjallëruar kërkesën në ekonomi, duke shtuar të ardhurat e qytetarëve dhe më shumë punësim” shtoi Xhepa.

Një menaxhim efektiv, i mirë koordinuar dhe transparent i këtij Fondi, sipas tij, do të kërkonte krijimin e një strukture të dedikuar, ad hock, dhe që në krye të saj të kërkohej një personalitet me një gradë senjoriteti nga administrata e lartë publike e një vendi te BE (gjerman, francez, italian, etj) i cili të ishte një kontribut i vendit të BE-së për një qeverisje të mirë dhe transparente, të cilën kemi kaq shumë nevoje ta dëshmojmë para qytetarëve dhe para partnereve tanë, përfundoi ai.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button