Bota

LONDËR – Corbyn kërkon falje për dështimin e laburistëve në zgjedhje

“Jam i dëshpëruar që nuk kemi patur lartësinë e duhur dhe marr përsipër të gjitha përgjegjësitë”, deklaroi Corbyn në një letër të hapur publikuar në “Sunday Mirror”.

Konservatorët e kryeministrit, Boris Johnson fituan me shumicë votash zgjedhjet legjisaltive duke siguruar një mandat për të realizuar dhe Brexit-in më 31 janar.

Ata fituan 365 vende (+48) nga 650 të disponueshme në Westminster, në sajë të fitores në bastionet e laburistëve prej dekadash, por mbështetëse të Brexit, duke lënë pas një opozitë që pati një humbje të thellë me 203 vende nga 262 më parë, rezultati më i keq që prej 1935.

“Nuk do të hezitoj së thëni. Rezultati ka qënë një goditje për të gjithë ata që kanë shumë  nevojë për një ndryshim të vërtetë në vendin tonë”, theksoi kreu laburist në këtë letër të hapur.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button