Muzike

“Jetoj pёr artin” – sorpanoja shqiptare Mirjam Tola shkёlqen në rolin e Toscas nё Gjermani

Bilanc pozitiv i Operas së Wuppertal-it me vënien në skenë të Tosca-s së Puccini-t. Sezoni hapet me një revolucion: ansambël solistësh të ftuar. Sorpanoja Mirjam Tola paraqet një Tosca të mrekullueshme.

Wuppertaler-Bühnen Oper Tosca EINSCHRÄNKUNG

“E mrekullueshme, madhёshtore, jam shumё e entuziazmuar nga interpretimi i Tosca-s prej sopranos Mirjam Tola!”. “E kam parё Toscan shumё herё, por njё Tosca siҫ e interpreton atё Mirjam Tola deri mё sot nuk e kemi pasur nё Operan e Wuppertal-it, njё soprano e shkёlqyer!” Kёshtu shprehen disa spektatorё pas duartrokitjeve qё nuk kishin tё reshtur pas shafqjes sё “Tosca-s” sё Giacomo Puccinit nё Wuppertal. Surpriza e hapjes sё sezonit sivjet nё Wuppertal ishin perfeksioni estetik nё inskenim, regji, skenografi, koreografi, kostume dhe ndriҫim nga regjisori i njohur italian Stefano Poda. E veҫanta tjetёr ishte nisma ambicioze e drejtorit tё ri tё kёsaj opere dhe njёkohёsisht dirgjnetit tё saj, japonezit Toshiyuki Kamioka, i cili guxoi njё revolucion nё skenёn operistike tё Gjermanisё: Opera publike e Wuppertal-it ёshtё e para qё thyen traditёn duke e shpёrbёrё trupёn e solistëve të saj, pёr t’i vёnё nё skenё shfaqjet me artistё tё ftuar. Dirigjenti Toishiyuki Kamioka për realizimin e projektit të tij ambicioz synon angazhimin e artistëve më të mirë dhe nuk do të bëjë kompromise në kurriz të nivelit artisitik për hir të një ansambli fiks. Dhe surpriza tjetër në Wuppertal ishte sopranoja Mirjam Tola në rolin kryesor të Floria Tosca-s. „Mirjam Tola është një talent i jashtëzakonshëm, e krahasueshme me Maria Callas. Ajo jo vetëm ka një zë të mrekullueshëm, por është mjaft e mirë edhe si aktore dhe ka një prezencë perfekte në skenë. Zëri i saj është i veçantë, ajo këndon me një teknikë krejt të veçantë duke mos riprodhuar thjeshtë notat“, thotë për DW dirgjenti Toshiyuki Kamioka. Edhe pёr regjisorin Poda “Tosca nga Mirjam Tola ёshtё fantastike. Jam aboslutisht i entuziazmuar prej saj”, thotë regjisori Poda për DW.

Wuppertaler-Bühnen Oper Tosca EINSCHRÄNKUNG

Jehona në media

Shumё media prestigjoze nё Gjermani i kushtuan vёmendje tё posaҫme shfaqjes sё Toscas nё Wuppertal. Kritika ёshtё e dyjёzuar lidhur me eksperimentimin e operas sё Wuppertal-it pёr shёrbёrjen e ansambit tradicional. Por drejtori i përgjithshёm dhe dirigjenti i operas sё Wuppertal-it nxjerr njё bilanc pozitiv nё hapjen e kёtij sezoni: “Nën presionin e kushteve financiare unё pёrpiqem tё sjell cilёsinё mё tё mirё tё mundshme nё skenё. Nё bazё tё jehonёs nё publik kёsaj ia kam arritur.“ Sa i përket bashkëpunimit me trupën e solistëve të ftuar Kamioka është mjaft i kënaqur. Mirjam Tola ka përmbushur plotësisht atë çfarë ai priste: „Secili nga këngëtarët erdhi i përgatitur në mënyrë perfekte qysh në provën e parë, gjë që krijon një bazë krejt tjetër pune. Ne mundëm të krijojmë një atmosferë të përqendruar provash, një punë të përbashkët, që nuk do të ishte e mundur me një ansambël“ të përhershëm, thotë ai. Për Kamioka është e rëndësishme që skena e teatrit publik të shohë nga e ardhmja dhe t’u përshtatet rrethanave të reja. Këtë sfidё të së ardhmes opera e Wuppertal-it me hapjen e këtij sezoni e pёrballoi me sukses me Tosca-n duke e bindur publikun dhe kritikёn me pёrzgjedhjen e protagonistёve. Jehona në media sa i përket nivelit artistik të trupës së solistëve dhe inskenimit nga regjisori Stefano Poda në Tosca-n e Wuppertal-it është mjaft pozitive. Veçanërisht sopranoja Mirjam Tola vlerësohet për nivelin e saj të interpretimit: “Ashtu siҫ triumfon personazhi Tosca nё operan e Giacomo Puccini-t triumfon edhe sopranoja shqiptare, Mirjam Tola, nё skenёn e Wuppertal-it. Aria e famshme e Tosca-s “Vissi d’arte“ (jetoj pёr artin) nё aktin e dytё ёshtё si njё pohim personal i kёngёtares”, shkruan kritiku Daniel Diekhans nё revistёn e artit ‘Musenblätter’. Ndёrsa ‘Frankfuer Allgemeine Zeitung‘ vlerёson: “Mirjam Tola e interpreton nё mёnyrё bindёse rolin Tsoca. Zёri i saj shpaloset impresionues dhe dramatik nё aktin e dytё, ndёrsa nё mёnyrё homogjene dhe ngrohtё ajo interpreton duetin e dashurisё me Cavaradosin nё aktin e tretё“. Cavaradosi interpretohet po në nivel të lartë nga tenori rus Mikhail Agafonov. Pas aries finale publiku shpёrthen nё ovacione me duartrokitje pafund qё i dedikohen veҫnёrisht sopranos.

Wuppertaler-Bühnen Oper Tosca EINSCHRÄNKUNG

“Dua tё jap maksimumin dhe të bёhem njё me personazhin”

Mirjam Tola njё soprano nё kulmin e karrierёs sё saj, e konsoliduar dhe me njё zё brilant, me interpretimin nё nivel tё lartё artistik e zhdёrvjellёt dhe e natyrshme edhe si aktore nё skenё e mbёrthen publikun pёrgjatё dramёs qё zhvillohet nё operan tragjike. Mirjami thotё, se „i jam pёrkushtuar skenёs dhe ҫfarёdo roli qё interpretoj dua tё jap maksimumin.” Por Tosca e Pucini-t zё njё vend tё veҫantё nё repertorin e pasur tё sopranos, sepse ky “ёshtё njё rol mjaft i vёshtirё dhe kompleks, nё tё zhvillohet njё dramё e fortё, ku lartёsohet figura e gruas pavarёsisht fundit tragjik. Personazhi kryesor pёrgjatё operas me tri akte ka njё veprim me dinamikё marramendёse duke u shndёrruar nga njё damё lozonjare dhe xheloze nё njё luftёtare tё patrembur, e cila triumfon ndaj kundёrshtarit, pra kjo ёshtё si lufta mes sё mirёs dhe sё keqes, ku pavarёsisht fundit tragjik Tosca mbron lirinё, vlerat dhe dinjitetin e saj, ndaj e dua shumё kёtё rol”, thotё Mirjami. Arti, liria dhe karateri i fortё qё mishёron figura e Tosca-s karaketirzojnё edhe Mirjamin. Me po aq dashuri, pёrkushtim e mjeshtёri ajo interpreton edhe figura tё tjera tё operas botёrore si: Adalgisa tek “Norma”, qё e ka debutuar me shumё sukses edhe nё Operan Shtetёrore tё Berlinit, apo Miminё tek “La Bohème”, Desdemona tek Otello, kontesha tek “La Nozze del Figaro” e shumё role tё tjera. Tek secili personazh dhe pavarёsisht se nё ҫ’kenё interpreton, kryesorja ёshtё tё bёhem njё me personazhin qё paraqes, thotё Mirjami.

Wuppertaler-Bühnen Oper Tosca EINSCHRÄNKUNG

Një bazë e fortë formimi artistik nga Shqipëria

Stacionet e karrierёs sё Mirjam Tolёs janё: Akademia e Arteve nё Tiranё, konservatori Mozarteum nё Salcburg, fituese e ҫmimit Puccini tё posaҫёm nё konkursin Puccini nё Nju Jork, si dhe e ҫmimit “Loren L Zachary International Vocal Competition” nё Kaliforni, e vlerёsuar me medaljen Eberhard Waechter nga opera shtetёrore e Vjenёs si dhe finaliste nё njё sёrё konkuresh ndёrkombёtare. Nё kёto stacione tё jetёs artistike thotё ajo, kam pasur fatin tё bashkёpunoj me profesorё e dirgjentё tё njohur si Boris Bakov nё Mozarteum, Nello Santi, Anton Guadagno, Simone Young, Massimo Zanetti, Will Humburg, Peter Schneider, Karen Kamensek, Markus Poschner dhe Matthias Foremny, prej tё cilёve kam mёsuar shumё dhe u jam shumё mirёnjohёse, thotë ajo. Mirjami vlerёson jashtёzakonisht mbёshtetjen qё ka pasur gjatё karrierёs sё saj tashmё 20 vjeҫare nё skenat mё tё njohura evropiane, si edhe nё SHBA e gjetkё, nga dirigjentё, kompozitorё e dretjues artistik tё njohur, por tё paharruar mbeten pёr tё pedagogu i parё i saj i kantos Behar Islami dhe pedagogia sopranoja e njohur shqiptare profesore Suzana Frashёri, së cilës i është jashtëzakonisht mirënjohëse. Nga professor Frashёri Mirjami mёsoi bazat e mjeshtёrisё sё tё kёnduarit, ajo e mbёshteti atё nё formimin si soprano nё vitet e studimeve nё Akademinё e Arteve nё Tiranё. “Unё jam kjo qё jam sot, falё mjeshtёrisё qё mё ka rrёnjosur pedagoia ime znj. Frashёri”, thotё ajo e emocionuar.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button