Arteroze

Jo 3, por plot 15 minuta spektakël, Eleni Foureira premton t’i vërë flakën finales së Festivalit të Këngës!

Finalja e eventit muzikor të vitit, Festivalit të Këngës, pritet të jetë një nga netët më të shikuara në televizion dhe më të ndjekura online. Më të mirët e dy netëve gjysmëfinale, të përzgjedhur nga një juri profesioniste do të ngjiten në skenën e Pallatit të Kongreseve për të konkurruar për vendin e parë, i cili do të fitojë biletën për të përfaqësuar Shqipërinë në Eurovizion 2020.

Mirëpo, në skenën e Festivalit të 58-të të Këngës nuk do të ngjiten vetëm artistët shqiptarë, por edhe 3 artistë mjaft të njohur ndërkombëtarisht. Mahmood, i cili do të ndezë natën e parë, Giusi Ferrieri, e cila do të ngrejë peshë natën e dytë dhe Eleni Foureira, e cila do të dhurojë një spektakël të pa ndonjëherë në një skenë shqiptare në natën finale.

Eleni e “Fuego” do të “zbarkojë” në Tiranë me të gjithë stafin e saj që e ndjek në eventet më të rëndësishme botërore dhe do të nisin përgatitjen për natën finale. Këngëtarja me origjinë shqiptare nuk do të performojë 3 apo 6 minuta, por do të performojë plot 15 minuta hitet e saj më të njohura, përfshirë këtu edhe “Fuego”. Performanca do të jetë e shoqëruar nga një trupë e madhe balerinësh, me efekte piroteknike dhe mjaft surpriza të tjera që do t’i mësoni natën e 22 dhjetorit. Nëse performanca e Eurovizionit të Elenit ju ka impresionuar, atëherë kjo në Festivalin e Këngës do të jetë “Fuego” në plot kuptimin e fjalës!

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button