Libri

Flanagan fiton çmimin ”The Man Booker Prize” 2014

aaa772Romancieri australian, Richard Flanagan fitoi çmimin prestigjioz ”The Man Booker Prize” për librin “The Narrow Road to the Deep North”, i frymëzuar nga eksperienca e babait të tij si i burgosur në luftën e japonezëve gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Vepra tregon historinë e Dorrigo Evans, një kirurg i ndaluar në një kamp pune të ushtrisë japoneze në linjën e hekurudhës mes Tajlandës dhe Birmanisë, njohur si ”hekurudha e vdekjes”.
“Dy temat e mëdha që prej origjinës së letërsisë janë dashuria dhe lufta. Ky është një roman i mrekullueshëm mbi dashurinë dhe luftën”, deklaroi Anthony Grayling, president i jurisç gjatë dhënies së çmimit në Londër.

”Është libri që Richard Flanagan kishte lindur të për skruar”, theksoi ai. Richard Flanagan, 53 vjeç, është australiani i tretë që fiton çmimin ”The Man Booker Prize”, që përfshin një trofe dhe një shumë prej 50 000 stërlinash (63 000 euro).

Flanagan ka studiuar për letërsi në universitetin e Oxford-it, ku hyri me një bursë studimi pas la shkollën në moshën 16-vjeçare. Ai ka shkruar libra historik para se të kalonte në vepra artistike.
”The Man Booker Prize” është një prej çmimeve më prestigjiozë të letërsisë në botë.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button