Ekonomia

Shoqata e Siguruesve: Vlera e dëmeve të banesave të siguruara 12 deri në 15 milionë euro!

Vlera e dëmeve të shtëpive të siguruara mund të arrijë nga 12 deri në 15 milionë dollarë. Sipas sekretari të përgjithshëm të shoqatës së siguruesve, Edvin Libohova kompanitë kanë qënë në terren që në momentin e parë të pas tërmetit dhe vijojnë verifikimet. Sa i përket banesave të siguruara si kolateral i një kredie, Libohova sqaron të dy rastet edhe kur shtëpitë kanë dëmtime që mund të rinkonstrohen, si  edhe në rastet kur janë të pabanueshme se si do të vijojë procedura.

Ndërkohë lidhur me një draft-ligj për sigurimin e detyrueshëm, Libohova sqaron se në asnjë kompani nuk ka ardhur një draft i tillë për t`u diskutuar, po nëse realizohet kompanitë e sigurimit e kanë të mundur ta përballojnë.

Libohova ka shpjeguar se edhe pas tërmetit të 21 shtatorit janë dëmshpërblyer 900 banesa me një vlerë rreth 4.2 milionë euro.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button