Ekonomia

Vihet në punë linja e transmetimit të energjisë,110 kV Ersekë-Përmet

linja-110-kv-Erseke-PermetLinja e transmetimit të energjisë 110 Kv Ersekë-Përmet pjesë e Operatorit të Transmetimit të Energjisë (OST) u vu sot në punë në një ceremoni përurimi ku morrën pjesë ministri i Energjisë dhe Industrisë, Damian Gjiknuri, zv.ambasadorja e Republikës Federale Gjermane në Tiranë, Anke Holstein, përfaqësuesi i bankës gjermane Kfë, Christoph Tiskens dhe administratori i OST-së, Engjell Zeqo, etj.
Ministri Gjiknuri e konsideroi ndërtimin e linjës Ersekë-Përmet me shumë rëndësi për përmirësimin e cilësisë së furnizimit me energji elektrike të gjithë zonës së Jugut, ku pritet të investohen projekte të tjera në vitet e ardhshme për krijimin e infrastrukturës elektrike në përshtatje me zhvillimin e turizmit në zonën e bregut të detit Jon.
“Falë mbështetjes së Bankës Botërore, Kfë dhe donatorëve të tjerë të interesuar për sektorin energjitik, me vizionin e ri qeveria do të kthejë prioritare investimet në këtë fushë, për të mundësuar brenda pak vitesh shndërrimin në sektor fitimprurës, likuid dhe motor të zhvillimit ekonomik të vendit”, tha Gjiknuri.
Zv.ambasadorja e RFGJ-së në Tiranë, Anke Holstein vlerësoi se, investimi në linjën Ersekë-Përmet ka rëndësi për sistemin e transmetimit dhe ndikim të drejtpërdrejtë në zhvillimin ekonomik të zonës, në veçanti, turizmit.big_15_tetor_gjiknuri
Zv.Presidenti i parë i Bankës gjermane, Tiskens theksoi se, KfW do të vazhdojë të mbështesë projektet zhvillimore të sistemit elektroenergjitik, me qëllim modernizimin e sistemit, si pjesë e rrjetit energjitik të Europës Juglindore.
Administratori i OST-së, Engjell Zeqo sqaroi se linja Ersekë-Përmet dhe investimet e tjera në Unazën e Jugut do të ndikojnë në reduktimin e humbjeve në rrjet.
Sipas tij, këto investime garantojnë rritjen e rezervës së furnizimit në Unazën e Jugut e kërkuar prej 20 vitesh, sot përbën një realitet, falë vullnetit të qeverisë shqiptare dhe ndihmës së qeverisë gjermane me bankën KfW.
Linja elektrike e transmetimit Ersekë-Përmet u financua nga një kredi e Qeverisë Gjermane përmes bankës Kfë dhe është pjesë e projektit të zhvillimit të rrjetit 110 kV të Unazës së Jugut të vendit. Linja Ersekë-Përmet ka gjatësi 55.7 km dhe bën pjesë në LOT-in e dytë të projektit Unaza e Jugut, që përfshin segmentet Babicë-Sarandë, Zemblak-Korçë, rehabilitim të linjave Korçë-Ersekë, Memaliaj-Këlcyrë-Permet dhe punime në nënstacionet e saj. Pjesa e parë e projektit përfshiu fuqizimin e nënstacionit 400/110 kV Zemblak me vlerë 4.5 milionë euro.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button