Ekonomia

Projekti 50 milionë USD, BERZH: Vlorë-Orikum dhe Shëngjin-Baks-Rrjoll tenderohen në fillim të 2020

Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim bëri me dije se procedurat e prokurimit për rrugët Vlorë-Orikum dhe Shëngjin-Baks-Rrjoll hapen në muajt e parë të vitit të ardhshëm. Kredia 50 milionë euro që synon ndërlidhjen e rrugëve lokale dhe rajonale dhe që mundësohet nga BERZH synon gjallërimin e ekonomive lokale dhe në këtë rast fokusi është tek pjesa turistike e vendit.

Rehabilitimi dhe përmirësimi i rrugës Vlorë-Orikum synon që t’i japë fund problematikës së vazhdueshme të trafikut që krijohet në këtë zonë sidomos në periudhën e verës. Nga ana tjetër edhe ndërhyrja në Shëngjin-Baks-Rrjoll ka të njëjtën objektiv. BERZH njoftoi se konkretisht kontratat mbi dy rrugët do të nisin procedurat pas datës 24 shkurt ndërsa më pas do të vijohet me elementët e tjerë përbërës si mbikëqyrja apo mbështetja e ekipit të Fondit Shqiptar të Zhvillimit që është edhe institucioni përgjegjës për projektin.

Më herët jgjatë këtij viti FSHZH zhvilloi procedurat që lidheshin me dizejnimin e planit sesi do të ndryshojë rruga Vlorë, Rradhimë-Orikum.

Programi i Konektivitetit të Rrugëve Lokale dhe Rajonale përfshin dy aspekte që po financohen nga BERZH dhe Banka Botërore dhe janë të vendosura kryesisht në zona me potencial të lartë bujqësor dhe turistik.

Kështu sipas projektit parashikohen ndërhyrje konkrete për rritjen e dimensioneve të tombinove dhe urave, mbrojtjen shtesë për skarpatet me qëllim minimizimin e efekteve të rrëshqitjeve të tokës, modifikimin e formulave të asfaltit për t’i rezistuar temperaturave të larta, rritjen e dimensionit të kanaleve anësore.

Lidhur me sigurinë rrugore, programi sjell risi përsa i përket standardeve të projekteve infrastrukturore të zbatuara deri më tani. Financimi i masave për përmirësimin e sinjalistikës rrugore parashikon ndërhyrje në kalimet e këmbësorëve si trotuarë dhe korsi biçikletash, vijëzimet, sinjalistikën vertikale, sinjalistikën turistike.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button