Home / Politika / 1 milion euro për ndërtimin e banesave të reja në Thumanë, Meta falënderon Pacollin

1 milion euro për ndërtimin e banesave të reja në Thumanë, Meta falënderon Pacollin

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Behgjet Pacolli ka ofruar ndihmë financiare prej rreth 1 milion euro për të realizuar një projekt bamirës për ndërtimin e banesave të reja të familjeve në Thumanë që humbën shtëpitë e tyre prej tërmetit të 26 nëntorit.

Presidenti i Republikës, Ilir Meta zhvilloi sot një takim me Zëvendëskryeministrin e Kosovës, Behgjet Pacolli.

Meta shprehet se e ka falënderuar Pacollin me mirënjohje për ndihmën e tij financiare prej rreth 1 milion euro

Sipas Metës,  këto do të vlejnë  për tejkalimin e pasojave të rënda të tërmetit të 26 nëntorit, nëpërmjet realizimit të projektit të tij bamirës për ndërtimin e banesave të reja të familjeve në Thumanë që humbën shtëpitë e tyre nga kjo fatkeqësi natyrore.

Leave a Reply

%d bloggers like this: