Kosova

Kë e duan më shumë kosovarët? Merkel del e para, Erdogani i treti

Aleati kryesor i Kosovës në arenën ndërkombëtare shihet SHBA-ja, ndërkaq brenda BE-së shteti kryesor aleat shihet Gjermania.

Angela Merkel mbetet si liderja më e pëlqyer nga kosovarët, pas saj Donald Trump dhe presidenti turk Erdogan, raporton Ekonomia Online.

Kështu ishin shumica e përgjigjeve nga hulumtimi i anketës të zhvilluar nga Instituti i Prishtinës për Studime Politike (PIPS) dhe Fondacioni “Konrad Adenauer”.

Butrint Berisha nga Instituti i Prishtinës për Studime Politike (PIPS) tha se në këtë hulumtim kanë marrë pjesë 1 mijë e 200 qytetarë, ku 800 prej tyre ishin shqiptarë, 200 serbë dhe 200 qytetarë nga komunitetet tjera.

“Ky hulumtim është zhvilluar në gjitha komunat e Kosovës dhe janë marrë mbi 1200 respodentë duke përfshirë edhe komunitetet serbe dhe komunitetet tjera të moshës madhore mbi 18 vjeç. Në këtë hulumtim kanë marrë pjesë 800 shqiptarë, 200 serb dhe 200 pjesëtarë të komuniteteve tjera. Gjermania i prin listës në pyetjen se kush duhet të jetë partnerë kryesor ekonomik i Kosovës me rreth 39 për qind, Angela Merkel rikonfirmohet si liderja më e preferuar e kosovarëve me 63 për qind, ndërkaq pas saj vjen Donald Trump me 15 për qind dhe Erdogan me 10 për qind. Brenda respodentëve të komunitetit serb kanë zgjedhur presidentin rus Vladimir Putin si liderin e tyre të preferuar me 73 për qind. Ndërkaq NATO sipas kosovarëve është organizata ndërkombëtare që i ka ndihmuar më shumë Kosovës nga vitit 1999, e pasuar nga BE me 19 për qind”, tha ai.

Granit Tërnava nga Fondacioni “Konrad Adenauer”, tha se kosovarët vazhdojnë t’i besojnë Gjermanisë.

“Gjermania vazhdon të jetë shteti partner kryesor ekonomik i Kosovës dhe kjo beson se duhet të jetë qasja e qeverisë së ardhshme. Merkel vazhdon të mbetet politikanja botërore më e pëlqyer ne Kosovë. Gjermania vazhdon të jetë partneri i dyti ndërkombëtarë pas SHBA”, tha ai.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button