Ekonomia

Nxitje të eksportit të produkteve shqiptare në Mbretërinë e Arabisë Saudite

Përfaqësues të Agjencisë të Sigurisë Ushqimore të Mbretërisë së Arabisë Saudite kanë zhvilluar gjatë ditës së sotme një takim pune, në vijim të takimeve të zhvilluara ndërmjet dy vendeve në sektorin e ushqimeve.

Drejtori i Autoritetit Kombëtar të Ushqimit, Robert Lili, duke i uruar mirëseardhjen homologëve të Mbretërisë së Arabisë Saudite, shprehu gatishmërinë për bashkëpunim në fushën e sigurisë ushqimore duke theksuar rëndësinë e këtij misioni si dhe domosdoshmërisht mbështetjen e AKU-së me qëllim të vetëm promovimin dhe nxitjen e eksportit të produkteve shqiptare.

Përfaqësuesit e Agjencisë së Sigurisë Ushqimore të Mbretërisë së Arabisë Saudite, u interesuan për mënyrën e funksionimit të sistemit të kontrollit zyrtar në Shqipëri, për të verifikuar respektimin e kërkesave ligjore në fushën e ushqimit dhe ushqimit për kafshë. Për krijimin e hapësirave për eksport të produkteve shqiptare, më specifikisht për produktet e mishit dhe nënprodukteve të tij, të peshkut, mjaltit dhe fruta perimeve etj.

Gjatë takimit specialistët e Autoritetit Kombëtar të Ushqimit dhanë informacion të hollësishëm për mënyrën e funksionimit të kontrolleve zyrtare që kryen AKU-ja në Operatorët e Biznesit Ushqimor, në të gjitha fazat e prodhimit, të përpunimit dhe të shpërndarjes së ushqimit.

Në vijim të këtij takimi përfaqësuesit e Agjencisë së Sigurisë Ushqimore të Mbretërisë së Arabisë Saudite do të vizitojnë edhe stabilimente të ndryshme për të parë në terren funksionalitetin e sistemeve të kontrollit.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button