Kosova

Haradinaj: Jo samitit të liderëve të Ballkanit edhe nëse do kishim ftesë!

Kryeministri në detyrë i Kosovës Ramush Haradinaj ka deklaruar se vendi i tij nuk ka ftesë nga Shqipëria për të marrë pjesë në samitin e radhës të liderëve të Ballkanit i lajmëruar që do të mbahet më 21 dhjetor në Tiranë. Lajmi është bërë i ditur nga zoti Haradinaj të martën pas mbledhjes së qeverisë. “Kosova nuk është e ftuar me aq sa di unë, të paktën jo deri tani që unë flas” tha zoti Haradinaj. Por ai bëri të ditur se nuk do të merrte pjesë në kushtet e tanishme. “Edhe në rrethanat që janë deri tani unë nuk marr pjesë. Por edhe ftesë nuk kemi marrë” tha zoti Haradinaj.

Në komentet e para pas këtij deklarimi refuzimi duket se lidhet edhe me mohimin së fundi nga Serbia të Masakrës së Reçakut. Por edhe më parë partitë politikë në Kosovë kanë kërkuar një qëndrim tjetër të Shqipërisë ndaj Serbisë dhe të anulojë samitin.
Ndryshe nga sa është quajtur më parë, takimi për arritjen e “minishengenit ballkanik”, takim në Tiranë i liderëve të shteteve të Ballkanit Perëndimor, po deklarohet se synon thellimin e bashkëpunimit për përshpejtimin e “Katër lirive të BE-së”. Sipas kryeministrit shqiptar Edi Rama bëhet fjalë për qarkullimin e lirë të njerëzve, mallrave, ideve dhe kapitaleve.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button