Politika

Minishengeni në Tiranë, Kryeministria: Kosovës ja kemi dërguar ftesën tek Presidenti Thaçi

Zyra e shtypit e Kryeministrisë ka reaguar pas deklaratës së kryeministri kosovar në detyrë, Ramush Hardinaj i cili tha se Kosova nuk është ftuar në Samitin e Minishengen që do zhvillohet në Tiranë.

Kryeministria e mohoi duke njoftuar se Kosova është ftuar në nivel të lartë përmes ftesës së drejtuar Presidentit Hashim Thaçi.

Ndërsa shtoi se iu është dërguar ftesë njësoj si në takimin e Ohrit.

“Nisur nga një deklaratë e bërë nga kryeministri i dorëhequr i Kosovës sqarojmë se duke pasur parasysh formatin e takimeve rajonale si edhe faktin që në Kosovë ende nuk është formuar qeveria e re, Kosova është ftuar në nivelin më të lartë njësoj si në takimin e Ohrit, përmes ftesës drejtuar Presidentit të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi,”- njoftoi Kryeministria.

Haradinaj deklaroi sot se Kosova nuk ka ftesë nga Shqipëria për Samitin e radhës që do mbahet më 21 dhjetor.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button