Home / Politika / Ligji antishpifje, reagon OSBE: Kemi punuar me qeverinë Shqiptare deri në minutën e fundit

Ligji antishpifje, reagon OSBE: Kemi punuar me qeverinë Shqiptare deri në minutën e fundit

Ligji antishpifje në Shqipëri ka qenë një ndër temat më të nxehta në ditët e fundit. Qeveria ka prezantuar projekt-ligjin dhe pritet që të miratohet sëshpejti në parlament.
Në lidhje me këtë ka reaguar edhe Harlem Desire, përfaqësues i zyrës së medias në OSBE ku shprehet se ka qenë duke punuar me qeverinë deri në momentin e fundit për përmirësimin e projektligjit.

Ai ka shkruar nw Twitter:

Ne kemi punuar me kryeministrin Edi Rama dhe qeverinë e Shqipërisë deri në minutën e fundit për të përmirësuar projektligjet për median, dhe për t’i sjellë ato në përputhje me standardet ndërkombëtare dhe angazhimet e OSBE-së.

Shumë përmirësime janë bërë në versionin e fundit të botuar sot në krahasim me projektligjet e mëparshme. Detyrimet e regjistrimit janë eliminuar, masa mbrojtëse të përgjithshme lidhur me standardet ndërkombëtare janë prezantuar (neni 4); janë prezantuar kufij të rreptë për marrjen e përmbajtjes.

Rregullimi i së drejtës së përgjigjes është përshtatur me nevojat e botimeve elektronike dhe është kufizuar për të shmangur keqpërdorimet (neni 53/1); atribuimi i ri i AKEP është eleminuar.

Puna do të vazhdojë për të ulur nivelin e gjobave, dhe për miratimin e një instrumenti nënligjor të ardhshëm, në mënyrë që të garantohet se nuk mund të vendosen gjobitje jo proporcionale për ofruesit e shërbimeve elektronike të publikimit.

Zyra ime do të monitorojë nga afër zbatimin e ligjit i cili në asnjë mënyrë nuk duhet të pengojë lirinë e shprehjes dhe lirinë e mediave. AMA duhet të zbatojë ligjin në një mënyrë vërtet të pavarur.

 

Leave a Reply

%d bloggers like this: