Politika

Komisionieri për Zgjerimin, Várhelyi: BE është duke përgatitur Konferencën e Donatorëve në fillim të vitit të ardhshëm

Kryeministri Edi Rama zhvilloi dje pasdite në Romë një takim me Komisionerin për Zgjerim e Bashkimit Europian, Oliver Várhelyi.

Komisioneri për Zgjerim të Bashkimit Europian, Olivér Várhelyi konfirmoi se BE është duke përgatitur konferencën e donatorëve në fillim të vitit të ardhshëm.

“Pas tërmetit shkatërrues në vend muajin e kaluar, BE është duke përgatitur konferencën e donatorëve në fillim të vitit të ardhshëm”, tha Várhelyi, ndërsa konfirmoi edhe rekomandimin e Komisionit Europian për hapjen e bisedimeve të pranimit me Shqipërinë

“Diskutim i mirë me kryeministrin Edi Rama në Romë sonte, duke konfirmuar rekomandimin e Komisionit Europian për hapjen e bisedimeve të pranimit me Shqipërinë”, theksoi Várhelyi pas takimit. Ai u shpreh se, “është e rëndësishme që reformat të vazhdojnë”.

“Takimi me Komisionerin për Zgjerim të BE-së, Olivér Várhelyi, për të diskutuar organizimin e Konferencës së Donatorëve në funksion të Rindërtimit dhe hapat e mëtejshëm në rrugën e integrimit europian”, theksoi Rama.

“Jam shumë i lumtur që m’u dha mundësia të vij këtu dhe takohem me ju të gjithë, por është njëkohësisht prioriteti im për t’u takuar me ju personalisht, pasi kemi disa tema për të diskutuar. Prandaj mendova se është mirë të takoheshim tani”, tha komisioneri për Zgjerim të BE-së, Olivér Várhelyi në nisje të takimit me kryeministrin Rama.

Rama e falënderoi komisionarin për vizitën në këtë moment si dhe e uroi për punën e re, pasi, siç tha ai “ndoshta nuk është koha më e përshtatshme për këtë punë”.

“Ne e morëm me shumë kënaqësi lajmin që ju jeni emëruar në postin e Komisionerit të ri”, tha kryeministri.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button