Home / Arte / Sonte nata e dytë e festivalit të 58 në RTSH, ja 10 këngët që do interpretohen

Sonte nata e dytë e festivalit të 58 në RTSH, ja 10 këngët që do interpretohen

Sonte është nata e dytë e festivalit të 58 në RTSH. Shikuesit do të ndjekin në sallë dhe në  RTSH   drejtëpërdrejtë 10 këngët e dyta, nga 20 që janë përzgjedhur për këtë festival. Ndërkohë do të përcaktohen edhe 12 këngët që do të jenë  për natën finale, ditën e dielë, më 22 dhjetor në Pallatin e Kongresve. Mes tyre do të jetë edhe fituesi i cili do të përballojë edhe sfidën e Eurovizion-it i cili zhvillohet në Rotterdam, Hollandë, në maj 2020.

Ja 10 këngëtarët dhe këngët që do ngjiten sonte 20 dhjetor në skenën e festivalit te 58 në RTSH

1.Arilena Ara me këngën ”Shaj”

2.EliFara & Stresi me këngën “Bohem”

3.Era Rusi me këngë “Eja merre”

4.Gena me këngën “Shqiponja e lire”

5.Kastro Zizo me këngën “Asaj”

6.OltaBoka me këngën “Botë për ty”

7.Robert Berisha me këngën “Ajo nuk është unë”

8.Tiri Gjoci me këngën “Me gotën bosh”

9.Valon Shehu me këngën “Kutia e Pandorës”

10.Wendi Mancaku me këngën “Ende”

E ftuar speciale në natën e dytë të festivalit do të jetë këngëtarja italiane Giusy Ferreri.

Leave a Reply

%d bloggers like this: