Ekonomia

Drejtori Ekzekutiv i kompanisë italiane ENI, Claudio Descalzi: Shqipëria nyje energjetike nga Lindja në Perëndim

Drejtori Ekzekutiv i kompanisë italiane ENI, Claudio Descalzi deklaroi sot në Tiranë se Shqipëria ka një rol të rëndësishëm, jo vetëm për burimet hidrokarbure, por është një nyje energjetike midis Italisë, Europës, vendeve ballkanike dhe gjithë gazit që vjen nga Lindja.

“Është një lojë që nëse do të shfrytëzohet mirë do t’i japë avantazhe të mëdha”, – deklaroi Claudio Descalzi.

Në këtë pikë, kreu i kompanisë ENI theksoi se Shqipëria duhet të jetë e përgatitur sa i takon dijeve, njohurive, kompetencave, gjeopolitikës dhe vizionit.

Mesdheu,- tha ai,- po zhvillohet shumë dhe ne kemi përvojë të madhe për sa i përket llojeve të naftës e strukturave në Shqipëri, pasi ne jemi duke zhvilluar një shore italian .

Sa i takon kostos së kërkimit, – Descalzi u shpreh se,- kompania ka kostot më të ulëta në botë.

Po ashtu, ai premtoi se kompania do të jape kontributin e saj në formimin profesional por do të sjellë edhe eksperiencën e saj edhe për sa i përket shpimeve, pasi puset që ato do të zhvillojnë janë shumë të thellë.
“Angazhimi im është bashkë ndarja nga momenti operativ në momentin teknik. Është një pike themelore e rëndësishme që të rritemi së bashku”, – theksoi ai.

Duke folur për situatën në të cilën ndodhet vendi ynë pas tërmetit të fortë të 26 nëntorit që la pas përveçse 51 të vdekur gati 1 mijë të plagosur edhe shumë dëme materiale, CEO i kompanisë ENI vlerësoi angazhimin e qeverisë për përballimin e emergjencës.

Ai përgëzoi qeverinë edhe për faktin që në kushte të një situate të tillë arriti të përfundojë negociata që janë komplekse.

“Në kushte të vështira qeveria ka arritur të përfundojë këto negociata që janë gjithmonë komplekse, pasi përcaktohen kosto, fitime dhe kohët janë të ngushta. Është një punë e vështirë dhe ne kemi një vlerësim të madh që ju shprehim. Kjo na bën të kuptojmë sa të motivuar e fokusuar jeni t’ja dilni mbanë”,- tha Descalzi.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button