Arte

Elvana Gjata tregon pse është favoritja për të fituar me perfomancën elektrizuese të “Me tana”

Elvana Gjata ka treguar mbrëmë pse është favoritja për të fituar Festivalin e Këngës në RTSH dhe për ta përfaqësuar Shqipërinë në Eurovision.

Mbrëmë është mbajtur nata e parë gjysmëfinale e ‘Festivalit të Këngës’, ku artitstët performuan ‘live’ këngët e tyre me të cilat po konkurrojnë.

E mbrëmë perfomoi edhe favoritja e fansave për të fituar këtë edicion, Elvana Gjata, këngën tashmë hit të saj, “Me tana”, shkruan Gazeta Express.

Elvana ka treguar se është më meritorja për të fituar këtë festival, pasi përgatiti një perfomancë fantastike, si në koreografi ashtu edhe në vokal.

Këngëtarja elektrizoi skenën dhe nuk është ndalur gjatë gjithë performancës, ndërsa është pritur shumë mirë nga fansat dhe i gjithë publiku.

Pas kësaj paraqitjeje, të gjithë janë të bindur se është Elvana ajo e cila duhet ta fitojë festivalin dhe të marrë të drejtën të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovision.

Finalja e ‘Festivalit të Këngës’ mbahet këtë të dielë më 22 dhjetor.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button