Te ndryshme

Në 180 metra lartësi, ndërtohet ura 300 metra e gjatë me dysheme xhami

uraNëse ju merren mendtë shpesh, ura e ndërtuar në Pingjiang në provincën Hunan në Kinën Jugore, nuk bën aspak për ju. Kjo urë, 300 metra e gjatë, qëndron pezull në një lartësi prej 180 metrash, e mbështetur në dy shkëmbinj të mëdhenj dhe dyshemeja e saj është e gjitha e ndërtuar prej xhami. Mund të thuhet me plotë gojën se është një urë që të lë pa fjalë dhe tërësisht marramendëse. Përveç se shoqërohet me një panoramë të mrekullueshme, ura të krijon ndjesinë e lëvizjes në boshllëk, ndërsa në ditët që ka erë, ajo tundet, duke e bërë kalimin edhe më mbresëlënës. Ata që e kanë krijuar, kanë menduar për çdo detaj. Në afërsi të urës ndodhet një staf i tërë i pregatitur për të ndihmuar vizitorët të cilët mund t’i kapë paniku dhe të ngelin në mes të rrugës. Të parët që e kanë kaluar urën, kanë përjetuar momente të papërsëritshme, pasi gjatë inaugurimit, në zonë kishte shumë mjegull dhe dukej tamam sikur ishte duke ecur në ajër.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button