Home / Arte / “Pianodrom”, Peçi: 26 premiera koncertale pianistike

“Pianodrom”, Peçi: 26 premiera koncertale pianistike

pianodrom-peci-Foto-Agim-Dobi-525x350Ka nisur mbrëmë në sallën e madhe të Universitetit të Arteve në Tiranë, edhe edicioni i dytë i Festivali Ndërkombëtar Pianistik i quajtur “Pianodrom”.

Recital i Sára Medkovás, e shoqëruar nga kompozitori, njëkohëshit Rektori i Akademisë së Brno-së, Ivo Medek, ka qënë edhe aktiviteti i parë hapës, i festivalit i cili do të zgjasë plot 6 muaj (tetor 2014 deri më mars 2015), festival ky i cili ka si qëllim të gjenerojë për gjatë gjithë kësaj kohe autorë, epoka, stile të ndryshme të muzikës klasike, paraklasike, muzikës jazz, danc bashkëkohorë, si dhe shkolla të ndryshme të pianos.

Dyshja çeke ka luajtur e intepretuar disa pjesë nga autorë të njohur Çek, gjithashtu edhe nga autorët shqiptarë si Çesk Zadeja e Feim brahimi, si pjesë edhe e qëllimit largpamës të festivalit, qëllim ky i cili është promovimi i muzikës shqiptare, edhe nëpërmjet performacës së piansitëve të huaj, dhe prezantimit të sajë në një panoramë ndërkombëtare të muzikës.

Presidenti i këtij festivali, Prof.Aleksandër Peçi, “Mjeshtër i Madh” i intervistuar nga ATSH, konfirmon edhe qëllimin e realizimt të festivalit, si dhe  emocionet që transmeton ai. Njëkohësisht ai rrëfen edhe disa prej suprizave që do të sjellë ky event gjatë vazhdimit.

Prof.Aleksander Peçi "Mjeshtër i madh"

 

Prof Peçi, ju lutem na tregoni diçka , rreth Festivalit?

Ky është edicioni i dytë i këtij Festivali, dhe kësaj here ne do të sjellim 26 premiera koncertale pianistike, ku në të cilat do të marrin pjesë yjet e pianizmit me një reputacion ndërkombëtar, gjithashtu edhe yjet e pianizmit shqiptar.

Aktiviteti i çelur nga pianistja Sára Medková dhe kompozitori Ivo Medek, do të pasohet nga një sërë pianistësh të tjerë që do të vijnë nga shtete me traditë pianistike si Italia, Austria, Gjermania, Zvicra, Rusia e plot e plot vënde të tjera, të cilët së bashku me ata shqiptarë do të luajnë rreth 280 vepra nga më të rëndësishmet e trashëgimisë së kulturës botërore, dhe asaj të kulturës muzikore shqiptare.

Çfarë risie sjell edicioni i dytë i “Pianodromit”?

Prof.Aleksandër Peçi

 

Kësaj here ne si organizatorë të festivalit jemi përpjekur që të mos sjellim vetëm piano solo si në koncertet e edicionit të parë, por publikut do t’i ofrojmë mundësinë të shijojë një pasuri më të madhe timbrike, dhe lidhur me këtë arsye ne kemi ftuar edhe violinçelistin e shquar tashmë Klajdi Sahatçi, i cili do të ketë një recital të tijin nën shoqërimin e pianos së Merita Rexhës. Gjithashtu kemi ftuar spalën e Teatrit Nacional të pragës, Bledar Zajmin, një tjetër violinçelist i shkëlqyer, do të ketë edhe një prezantim të kitaristit Admir Doçi, i cili do të shoqërohet nga orkestra e harqeve të Akademisë së Arteve, dirigjuar nga fatos Qerimaj. Nora Çashku dhe Etrita Ibrahimi do të vijnë në një duo interesante, dhe plot supriza të tjera, të cilat janë edhe risia e këtij edicioni.

Lidhur me pjesët apo veprat që do të intepretohen gjatë festivalit, sa hapsirë I keni krijuar atyre shqiptare, nga kompozitorë të njohur apo të rinj?

Kemi bërë një përkujdesje të veçantë lidhur me veprat e kompozitorëve të rinj , ku do të ketë tre koncerte që do ti prezantojnë ato, gjithashtu edhe me veprat e kompozitorëve klasikë shqiptarë do të ketë tre koncerte, të cilat do të prezantohen denjësisht përballë atyre botërore.

Lidhur me premierën e sotme(mbrëmshme), mund të na tregoni disa detaje më shumë? Si lindi edhe bashkpunimi me dyshen Çeke Medkovás- Medek?

Foto e artistë pjesmarrës në Pianodrom

 

Kjo ishte një mbrëmje e veçantë, e cila erdhi si një shkëmbim i një ftese që Akademia “Janoçek” e Brno-së më adresoi mua vitin që shkoi, lidhur me një konference që unë mbajta mbi një veprën time të quajtur “Terratondo”,

Aty ne biseduam edhe se si mund të zhvillojmë më tej mardhëniet, dhe si rezultat i bashkëpunimit,  ja tek i kemi pianisten e mirënjohur Çeke Sára Medková dhe rektorin e Akademisë Janoçek në Brno, të cilët përvçës pjesëve të luajtura nga autorë të rëndësishëm Çek , respektuan edhe traditën e festivalit e cila është ajo e luajtjes edhe të pjesëve nga autorët shqiptarë, gjë të cilën ata realiziuan shkëlqyeshëm.

Autorët si Çesk Zadeja dhe Feim Ibrahimi,  u luajtën edhe si pjesë e qëllimit largpamës të festivalit, qëllim ky i cili është promovimi i muzikës shqiptare, edhe nëpërmjet performacës së piansitëve të huaj, pra prezantimi i sajë në një panoramë ndërkombëtare të muzikës.

Kjo është edhe ideja më e rëndësishme që sjell festivali “Piano drom”, ku po të shikoni edhe logon e tijë, do të vëreni një helikë, që në një mënyrë simbolike nënkupton vlerat që krijohen në këtë festival, në mënyrën metaforke të kësaj helike, sillen në panoramën e gjërëshqiptare dhe asaj ndëkombëtare.

Leave a Reply

%d bloggers like this: