ArteKronika

Arilena Ara me “Shaj” fiton Fest ’58, do përfaqësojë Shqipërinë në Festivalin Europian të Këngës

Arilena Ara ka triumfuar dhe është shpallur fituese e Fest ’58, Festivali i Këngës në RTSH dhe do të përfaqësojë Shqipërinë në Festivalin Europian të Këngës që këtë vit do të mbahet në Hollandë. Kënga e saj “Shaj” duket se ka qenë më e pëlqyera nga 12 këngët e natës së tretë. Lajmërimi se Ara ishte fituese e edicionit të sivjetëm u prit me duartrokitje dhe ovacione, ndërsa vetë artistja u shfaq në skenë dhe mori kupën mes emocionesh të shumta. “Kjo është për ju” tha ajo duke ngritur kupën. Në vend të dytë u ngjit Elvana Gjata dhe në vend të tretë Sara Bajraktari.

“Unë nuk këndoj për trofe, unë nuk këndoj për të fituar çmime, unë këndoj sepse ia kam dedikuar jetën muzikës, sepse kam kënduar që 14 vjeç. Këtë herë, kam kënduar për veten, jam trembur, jam frikësuar, jam ndier në ankth, jam emocionuar me këtë këngë”- u shpreh Arilena.

Arilena Ara është popstari që vit pas viti i ka dhuruar publikut shqiptar hite nga më të bukurit. Ajo numëron mbi 154 milion shikime me këngë si “Nëntori”, “I’m sorry”, “Nallane 3”, “Aeroplan”, “Rroke Toke”, “Snow in December” etj. Këngëtarja shkodrane ka kryesuar klasifikimet ndërkombëtare në rrjete si Shazam apo Itunes për javë me rradhë me këngën “Nëntori”, këngë kjo që i preu biletën për festivalet prestigjoze “Europa Plus” në Rusi dhe “Astana Dausy” në Kazakistan në vitin 2016. Albumi i saj i parë me 5 këngë festash i dha Arilenës mbi 5 milion klikime e hite si “Zemër” apo “Snow in December”.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button